Relationships

TikTok betohet se qershori është muaji i dashurisë dhe, me shumë gjasa, ka të drejtë

67938faa52d6abee94feab88c0a03857.jpg

TikTok ka një teori pothuajse për çdo gjë, por kjo e fundit mund të jetë një nga ato që ia vlen të dëgjohet. Quhet “Teoria e Qershorit” dhe premton se ky është muaji ideal për njohje të reja, flirt, romanca dhe histori që mund të kthehen në diçka më shumë.

Edhe pse tingëllon si një tjetër trend i rrjeteve sociale, psikologët thonë se pas saj fshihen disa shpjegime që kanë kuptim.

Çfarë është “Teoria e Qershorit”?

Sipas kësaj teorie, qershori është periudha kur njerëzit kanë më shumë gjasa të krijojnë lidhje romantike. Jo sepse muaji ka ndonjë fuqi magjike, por sepse vera ndryshon mënyrën si jetojmë dhe socializohemi.

Dr. Alexandra Foglia, drejtoreshë e All In Solutions, shpjegon për Vice se nuk ka prova shkencore që qershori rrit automatikisht shanset për të gjetur dashurinë. Megjithatë, ai krijon kushtet ideale për njohje të reja.

Kur moti ngrohet, njerëzit kalojnë më shumë kohë jashtë, udhëtojnë, marrin pjesë në aktivitete, festa apo koncerte dhe janë më të prirur të pranojnë ftesa. Me pak fjalë, rriten mundësitë për të takuar njerëz të rinj.

Pse funksionon?

2846a0381c4e3894bfd5db6f2fdd8caa.webp

Sipas ekspertes, edhe vetë besimi se një periudhë e caktuar është "me fat" mund të ndikojë në sjelljen tonë.

Kur njerëzit mendojnë se kanë më shumë mundësi për të njohur dikë, bëhen më të hapur, më socialë dhe më të gatshëm të dalin nga rutina. Psikologjia e shpjegon këtë si efekt të pritshmërive: ajo që presim shpesh ndikon në mënyrën se si sillemi.

Me fjalë të tjera, nuk është qershori që bën mrekulli, por fakti që ne jemi më të gatshëm t'u japim një shans mundësive.

Si ta vini në praktikë?

794dfad96ce586673456ec3071385fb0.webp

Nëse jeni beqarë ose thjesht doni një verë më interesante, ideja është e thjeshtë: thoni "po" më shpesh.

Pranoni ftesën për atë kafe, shkoni në koncertin që po mendoni prej ditësh, regjistrohuni në një aktivitet të ri ose caktoni më në fund një takim me personin që ju ka tërhequr vëmendjen.

Ekspertja thekson se shumica e marrëdhënieve lindin nga takimet e përsëritura dhe përvojat e përbashkëta, jo nga rastësitë si në komeditë romantike.

Po aq e rëndësishme është të mos krijoni njohje me pritshmërinë se duhet patjetër të përfundojë në një histori dashurie. Lidhjet më të mira krijohen kur njerëzit njihen natyrshëm dhe pa presion.

Dashuria nuk ka kalendar

1e488f844605326b4d1584dbd4de6e19.webp

Në fund, edhe vetë ekspertët bien dakord se "Teoria e Qershorit" nuk garanton që do të gjeni personin e jetës gjatë këtij muaji.

Por nëse ju motivon të dilni më shpesh, të njihni njerëz të rinj dhe të jeni më të hapur ndaj përvojave të reja, atëherë ka bërë tashmë punën e saj. Sepse, fundja, sa më shumë të zgjeroni rrethin shoqëror, aq më shumë rriten edhe mundësitë që dikush i veçantë të bëhet pjesë e jetës suaj.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.