
Në 2018-ën e pamë që shumica e trendeve ishte rikthim nga ato të viteve ’90-të. Dhe kur menduam se pamë gjithçka, vumë re se Instagram-i po “pushtohej” nga trendi i preferuar i adoleshentëve të viteve ’90-të.

Golfi me jakë të rënë! Tani e dini për çfarë po flasim ajo jo? Kjo pulovër jo vetëm që është kthyer në të preferuarën e të gjithëve, por po përshtatet në çdo pamje të mundshme, që nga më sportivja e deri tek ajo më klasikja.
Për ta stiluar nuk ka asnjë formulë të veçantë, mund thjesht ta adaptoni sipas stilit tuaj të veshjes.
Për tu frymëzuar edhe më, hidhini një sy fotove më poshtë.

Si të dukesh chic dhe ngrohtë në të njëjtën kohë?

Kush tha që nuk ka vend për ngjyrën e bardhë në dimër?

Trendet më të famshme të momentit në Instagram, në një foto të vetme.


Ngjyrat e ëmbla dhe ato pastel e bëjnë golfin me jakë të rënë pulovrën më të famshme në Instagram dhe jo vetëm.
