
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin gënjyer një vajzë 29- vjeçare dhe më pas e kishin çuar për prostitucion në Itali.
Dy të arrestuarit, përkatësisht Flamur Dodoveci 62 vjeç dhe Emanuel Myrtaj 40 vjeç, të dy banues në Berat i kishin premtuar të resë fejesë në Itali për ta shfrytëzuar më pas për prostitucion.
Në shtetin fqinj, vajza shfrytëzohej nga shtetasja me iniciale D.D, që gjithashtu është arrestuar disa muaj më parë për të njejtën vepër penale.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale "Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim".