Anabel Picks

The EVE - Fustanet që dukeshin të paarritshme, tani të tuat për një natë

The EVE - Fustanet që dukeshin të paarritshme, tani të tuat

Nëse do t’ju thonim se mund të vishni fustane nga marka luksoze si Maria Lucia Hohan, Zimmermann, Alessandra Rich, Magda Butrym, Christopher Esber, Victoria Beckham etj., për një event të veçantë, pa e zbrazur të gjithë kuletën - do të na besonit? Po, e kemi fjalën për The EVE! Ky showroom është shumë më tepër sesa një vend ku mund të gjeni fustane me qira nga marka luksoze; është një botë që ju fton të ndiheni të veçanta e të paarritshme që nga momenti që hidhni një hap brenda tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?Are you EVE’n ready? (@theeve.al)

Gjithçka nisi nga një ide e thjeshtë. Në fillim, vetëm 34 fustane, një numër që tani e shihni të vendosur në showroom si një simbol i fillimeve modeste dhe i suksesit që pasoi. Themeluar nga Nensi Domnori – e apasionuar pas modës, njohëse e markave deri në detaje dhe personal shopper i parë në Shqipëri – The EVE u krijua për t’u ardhur në ndihmë vajzave që kërkojnë fustanin perfekt për një mbrëmje të veçantë apo event të rëndësishëm. Fustanin që jo vetëm u rri për mrekulli, por i bën të ndihen elegante, të sofistikuara dhe të pandalshme në çdo rast.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?Are you EVE’n ready? (@theeve.al)

“Edhe kur e gjejmë, jemi konfuze nëse duam të shpenzojmë një shumë të konsiderueshme për diçka që me shumë mundësi do e veshim vetëm një herë,” thotë Nensi për Anabel. Falë The EVE, nuk do të duhet të bëni kurrë kompromis mes stilit dhe buxhetit tuaj.

The EVE - Fustanet që dukeshin të paarritshme, tani të tuat

Përveç fustaneve të paharrueshme nga markat më të famshme, The EVE ofron një përvojë luksoze që bën të mundur ndjenjën e ekskluzivitetit dhe veçantisë. Showroom-i është krijuar për t’ju bërë të ndiheni si një yll pasarele. Çdo detaj, nga ambienti i përzgjedhur deri te shërbimi personalizuar, është krijuar për të ofruar luksin që meritoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?Are you EVE’n ready? (@theeve.al)

“Ky showroom është një dritare drejt një bote që e dua pafund,” thekson Nensi. “Çdo detaj është menduar për të krijuar një përvojë të veçantë – nga fustanet më mbresëlënëse për evente dhe darka, te trajtimi i personalizuar dhe konsulenca e dedikuar për çdo kliente. Do ta quaja një përvojë unike.”

The EVE - Fustanet që dukeshin të paarritshme, tani të tuat

The EVE - Fustanet që dukeshin të paarritshme, tani të tuat

Për më tepër, mund të rezervoni takime private, ku çdo detaj është përshtatur për nevojat dhe dëshirat tuaja. Minibari me pije të ndryshme – që ju ndihmon të përjetoni një ndjenjë festive – e bën këtë vizitë edhe më speciale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?Are you EVE’n ready? (@theeve.al)

Në The EVE, fustanet janë më shumë se thjesht pjesë e gardërobës; janë copëza kujtimesh që mbajnë histori. Për dasmën e shoqes, një darkë gala apo një event i paharrueshëm - çdo fustan mund të jetë i juaji, pa shpenzuar më shumë se duhet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?Are you EVE’n ready? (@theeve.al)

“Are you EVE’n ready?” është pyetja që do t’ju shoqërojë çdo herë që vizitoni The EVE. A jeni gati të shkëlqeni, të ndiheni të veçanta dhe të përjetoni luksin që meritoni?

Po, sepse për The EVE, çdo vajzë është një yll dhe meriton të shkëlqejë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by nev. (@nevinashtylla)

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭