Kim Porter u gjet e pajetë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e saj në Los Angeles. Modelja dhe aktorja e njohur që për rreth 13- vite ishte partnerja e reperit Diddy mësohet se për javë me radhë kishte marrë mjekime për pneumoni, por megjithatë ende nuk janë konfirmuar shkaqet që çuan në vdekjen e saj.
“Diddy është i shkatërruar nga ky lajm. Ai dhe Kim ishin miq të ngushtë dhe prindër bashkëpunues megjithëse lidhja e tyre nuk funksionoi. Ata ishin përsëri një familje.”
Shumë njerëz të famshëm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e parakohshme nga jeta të 47- vjeçares, mes tyre dhe Rihanna, që nëpërmjet një postimi në Instagram ka shfaqur hidhërimin e saj.
“Kjo është e rëndë, zemërthyer për këtë njeri. Ne humbëm një njeri të vërtetë sot, të bukur si nga brenda dhe nga jashtë. Shumë do të preken nga kjo, pa e ditur pse. Por e gjithë bota është falenderuese për shpirtin tënd. Ngushëllimet e mia më të thella për ata që ishin të bekuar ta njihnin, takonin dhe dashuronin atë! Një shpirt aq i veçantë! E gjithë kjo duket si aspak reale! Uroj që Zoti t’i japë rehati dhe mbrojtje fëmijëve dhe gjithë të dashurve të saj. Pushofsh në paqe!”
Kim Porter dhe reperi Diddy e filluan lidhjen e tyre në vitet 90'. Ata patën së bashku 3 fëmijë, një djalë dhe dy vajza binjake.