Promo

Telefon që kupton ritmin tënd?

Telefon që kupton ritmin tënd?
Foto nga prodhuesi

Në një botë ku telefoni nuk është më thjesht një mjet komunikimi, por një pjesë e pandashme e përditshmërisë, seria më e re Galaxy A sjell pikërisht atë që na duhet: inteligjencë, kamera të jashtëzakonshme dhe funksione premium, të gjitha në një pajisje të përballueshme.

Me modelet e reja Galaxy A56, A36 dhe A26, Samsung ka bërë një hap të madh përpara duke sjellë teknologji që deri më tani kanë qenë të rezervuara për modelet më të avancuara. Këto telefona janë ndërtuar për të ndjekur ritmin tënd të jetës, qoftë në zyrë, në udhëtime, apo thjesht gjatë një shëtitjeje me miqtë.

Inteligjenca që ndihmon në çdo hap

A ke menduar ndonjëherë sa më shpejt dhe më lehtë mund të bëhen gjërat kur telefoni yt të njeh? Me Awesome Intelligence, Galaxy A sjell eksperiencën e ndihmës me AI që funksionon thjesht me një shtypje të butonit anësor. Vetëm duke mbajtur të shtypur, mund të aktivizosh Gemini, asistentin e mençur të Google që ndihmon me planifikimin e ditës, gjetjen e vendndodhjeve, sugjerimet për dhurata, apo koordinimin e një mbrëmjeje me miqtë. Këto veçori që deri dje ishin të disponueshme vetëm për serinë Galaxy S, tani janë më afër se kurrë për përdoruesit e Galaxy A.

Për një student që lëviz gjatë gjithë ditës mes leksioneve dhe punës, aktivizimi i Gemini për të gjetur kafen më të afërt apo për t’i kujtuar oraret, më shumë se komoditet kthehet në një ndihmë reale. E njëjta vlen për prindërit që organizojnë ditën mes takimeve, blerjeve dhe aktiviteteve të fëmijëve.

Telefon që kupton ritmin tënd?

Kamera për çdo moment

Ndryshe nga ç’pritej nga një telefon i këtij niveli, kamera 50 MP e Galaxy A36 dhe A56 është më shumë se “e mrekullueshme”. Nga ditët me diell në park, te perëndimet e mbrëmjes gjatë pushimeve apo momentet spontane në një festë familjare, kamera kap detajet dhe ngjyrat në mënyrë të pabesueshme.

Funksionet e reja me ndihmën e inteligjencës artificiale ndihmojnë për të përmirësuar automatikisht fotot, pavarësisht nëse je profesionist apo thjesht adhurues i Instagram-it. Dhe për dashamirësit e video-ve, stabilizimi inteligjent bën që lëvizjet të duken më të qarta, edhe kur je në lëvizje.

Fuqi dhe qëndrueshmëri çdo ditë

Samsung nuk ka kursyer në aspektin teknik: një bateri që zgjat gjithë ditën, rikarikim i shpejtë, ekran Super AMOLED me ndriçim të lartë edhe nën diell, dhe rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit (IP67). Janë të gjitha ato gjëra që nuk i vëren menjëherë, por që bëjnë diferencën ditë pas dite.

Telefon që kupton ritmin tënd?

Pavarësisht nëse ndodheni në një qytet të ngarkuar apo në një udhëtim malor, Galaxy A është telefoni që mund t’i besoni. Dhe për ata që kalojnë shumë kohë në rrjete sociale, ekranet e rinj me frekuencë rifreskimi të lartë ofrojnë një eksperiencë të këndshme gjatë përdorimit.

I krijuar për ty, thjesht dhe fuqishëm

Galaxy A36, A56 dhe A26 janë shembuj të asaj që ndodh kur teknologjia nuk kërkon të jetë elitare, por miqësore dhe praktike. Ato janë telefona për të gjithë: për të rinjtë që duan të dokumentojnë çdo moment, për prindërit që duan të jenë të lidhur me fëmijët, për punonjësit që menaxhojnë ditë të ngarkuara dhe për të gjithë ata që duan një telefon të zgjuar, të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

Nëse ende nuk jeni përdorues i Samsung, mund të provosh këtë eksperiencë me Try Galaxy, një mënyrë praktike për të testuar pamjen dhe ndjesinë e pajisjeve Galaxy direkt nga çdo telefon tjetër. Sepse kur teknologjia është “awesome”, nuk ka pse të qëndrojë e largët.

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë