
Beatrix Ramosaj ka ndarë një tjetër moment me mamanë e saj, Antigone Ramosaj, gjatë betejës me kancerin. Në Instagram ajo ka publikuar një foto ku duken dy duar që mbajnë njëra-tjetrën dhe krahas fotos ka një dedikim.
"Nuk jam aty tani për të të mbajtur dorën, por të mbaj në zemrën time, mami, në çdo frymëmarrje, në çdo minutë."
Më tej, Beatrix shprehet krenare për gjithë rrugëtimin e vështirë që mamaja e saj me shumë forcë ka përballuar deri tani.
“Një hap i madh u hodh sot. Jam shumë krenare për forcën tënde, mami. Çdo ditë një hap më afër shërimit.”
Në këtë postim kushtuar Antigones, ajo ka një dedikim edhe për ndjekësit, për mesazhet e tyre të mira dhe mbështetëse gjatë kësaj periudhe të vështirë.
"Falenderuese për çdo mesazh, çdo lutje, çdo fjalë të mirë. Faleminderit që na rrethoni me kaq shumë dritë! Më falni nëse nuk mund t'ju përgjigjem të gjithëve tani, por e mbaj me vete gjithë mbështetjen tuaj."

Antigone Ramosaj zbuloi muajin e shkuar se ishte diagnostikuar me kancer. Lajmin e bëri publik në Instagram, ku përmes një postimi njoftoi mbi periudhën e vështirë që po kalonte dhe falenderoi çdo njeri që i kishte qëndruar afër.
View this post on Instagram
