Shtëpia

Si të shpëtosh nga era e mykut në dhomën e gjumit me këto 5 mënyra

Si të shpëtosh nga era e mykut në dhomën e gjumit me
FOTO: Pottery Barn

Nuk ka asgjë më të keqe se të zgjohesh në mëngjes dhe era e mykut që të “përplaset” në fytyrë sapo hap sytë. Në kushte të tjera normale, ne duam të zgjohemi në mes të aromës së mirë të çarçafëve të pastër për ta nisur ditën në mënyrën e duhur.

Por, ndodh që dhomat e gjumit të vijnë erë myku, që ndonjëherë bëhet e padurueshme. Si të pastroni ajrin?

Ja disa metoda të thjeshta dhe efikase:

#1 Lani rregullisht çarçafët

Nëse nuk i ndërroni apo lani shpesh çarçafët, djersa, yndyra apo qelizat e vdekura të lëkurës sonë kombinohen me lagështinë dhe këto shkaktojnë një aromë myku që nuk mund të injorohet.

#2 Përdorni aromatizues natyralë

Si të shpëtosh nga era e mykut në dhomën e gjumit me
FOTO: Joshua Smith Inc /Photography Read McKendree

Ndonjëherë, ne duhet të bëjmë më shumë se sa thjesht të lajmë çarçafët e krevatit apo të fshijmë me fshesë me korrent. Tapetet dhe dyshekët e dhomave të gjumit kanë nevojë për rifreskim të herëpashershëm për të mbajtur larg erën e mykut. Ndaj, përdorimi i aromatizuese natyralë nga soda e bukës te uthulla e bardhë për thithjen dhe neutralizimin e aromave është një tjetër gjetje për të shpëtuar nga myku.

#3 Ajrosni dhomën

Nëse flini me dritare dhe dyer të mbyllura, atëherë aromat bllokohen në dhomë me ju, duke çuar edhe në një erë të fortë myku. Nëse i hapni shpesh dritaret apo dyert, ju lini kësisoj ajrin të qarkullojë dhe aromën në dhomë që të pastrohet.

#4 Mos harroni pastrimin e vendeve që nuk i kap syri

Si të shpëtosh nga era e mykut në dhomën e gjumit me
FOTO: McGee & Co

Kur pastroni dhomën e gjumit, mos harroni edhe vendet e fshehura si brenda dollapit apo poshtë krevatit tuaj. Të gjithë këto janë vende që mbledhin pluhur dhe papastërti.

#5 Provo aromatizuesit e ambientit

Nëse e keni pastruar dhomën e gjumit, por aroma e keqe e mykut nuk ikën, atëherë ky është momenti që të blini një spërkatës ambienti me aromë të butë dhe të mirë.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Homes& Gardens