Kjo është dhurata më kuptimplotë që mund t’i bëni vetes! Jo vetëm këtë fundvit, por në çdo moment. Ruani qelizat staminale të fëmijës tuaj dhe sigurojini të gjithë familjes një ardhme të shëndetshme. Qelizat staminale janë qeliza të pa diferencuara që gjenden në kordonin kërthizor të fëmijës së porsalindur.
Këto qeliza me aftësi rigjeneruese mund të zhvillohen në lloje të ndryshme qelizash të gjakut dhe të indeve. Ruajtja e tyre mund të jetë shpëtimtare në jetën e fëmijës tuaj në të ardhmen dhe jo vetëm, pasi ato mund të përdoren për të gjithë familjen dhe për të kuruar mbi 85 sëmundje si leuçemia, diabeti etj
Life Cell ju mundëson ruajtjen e qelizave në të gjitha maternitetet publike dhe private të Shqipërisë. Ju pajiseni me kutinë e qelizave staminale dhe në momentin e lindjës së bebit merret gjaku i kordonit umbilikal dhe/ose kordoni në vetvete.
Brenda 72 orësh dërgohen në kushte speciale në bankën jashtë vendit ku bëhet përpunimi dhe numërimi I qelizave dhe më pas për 1-2 muaj prindërit marrin kontratën dhe certifikatën e ruajtjes me numrin unik të bebit të tyre. I gjithe ky proçes monitorohet nga stafi ynë dhe i bankes nepermjet platformes online se qelizave staminale dhe sipas rregullave strikte te FACT-NET Cord.
Për ruajtjen e qelizave staminale ju mund te zgjidhnin bankën qe ju pershtatet me shumë, banka greke Biohelenika dhe banka zvicerane Swiss Stem Cell Biotech.
Life Cell ofron shërbim kudo dhe për këdo në të gjithë maternitetet e Shqipërisë.
Telefon: +355 67 610 4393