Pas suksesit të episodit të parë të reality show-t “Lufta e Nuseve”, mbrëmjen e sotme do të vijë sërish në orën 20:00 në ekranin e televizionit Klan. Ndryshe nga seria e parë, në këtë episod pak më dramatik, publiku do të njihet me një histori në kufijtë e së pamundurës, por edhe me një zënkë në çift.
Nuset e këtij episodi do të jenë Irlanita Neziri, Mirela Doda dhe Ada Shpata. Të treja ato sjellin histori tërësisht të ndryshme nga njëra-tjetra dhe në këtë seri pritet të ketë surpriza që në momentet e para. Ashtu si në episodin e parë, në fund do të bëhet edhe përballja e nuses me komentet e konkurrenteve të tjera mbi dasmën e saj, përballje kjo që do të jetë veçanërisht e fortë këtë herë. Për të zbuluar surprizat e kësaj serie, qëndroni në ekranin e televizionit Klan, si të ftuarit e tre dasmave të reja.