Health

Studimi: Ky është alkooli më i pashëndetshëm, konsumohet në masë

Studimi: Ky është alkooli më i pashëndetshëm,

Kur bëhet fjalë për verën, francezët duket se dinë diçka. Ndërsa vera lidhet me finesën, për ata që pinë birrë thuhet se kanë një stil jetese jo fort të shëndtshme, pinë duhan më shumë se të tjerët dhe janë më dembelë se adhuruesit e verës apo pijeve të tjera alkoolike. Të paktën kështu tregon një studim. 

Sipas studiuesve amerikanë që mbajtën nën monitorim zakonet e pirjes së pothuajse 2,000 të rriturve, u zbulua se ata që pinë birrë kishin konsumin më të lartë të kalorive ditore dhe nivelin më të ulët të aktivitetit fizik. 

Kjo, thanë ekspertët, i shpie adhuruesit e birrës në një rrezik më të lartë të obezitetit dhe sëmundjeve që lidhen me të. 

Autori kryesor i studimit dhe studiuesi në mjekësinë e brendshme në Universitetin Tulane, Dr Madeline Novack, tha se efektet negative të alkoolit të tepërt, duke përfshirë sëmundjen e mëlçisë, shpesh mund të përkeqësohen nga dietat e dobëta.

Vera, veçanërisht vera e kuqe, shpesh shoqërohet me vakte më të balancuara që përmbajnë mish, perime dhe bulmet, tha Dr Novack.

Në të kundërt, birra zgjidhet shpesh në mjedise ku ushqimet priren të jenë të ulëta në fibra dhe të pasura me karbohidrate dhe mish të përpunuar.

Ushqimet e skuqura ose të kripura, që dehidratojnë konsumatorët, mund të shoqërojnë gjithashtu konsumimin e birrës. 

Konsumatorët e birrës gjithashtu raportuan se kishin ngrënë më shumë kalori dhe bënin më pak stërvitje. 

Sipas Dr Novack, ata kishin më shumë gjasa të ishin meshkuj, më të rinj, duhanpirës dhe me të ardhura të ulëta.

Eskpertët pajtohen se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dëmtojë përgjithmonë mëlçinë, të shkaktojë një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse dhe të rrisë presionin e gjakut.

Alkooli sforcon muskulin e zemrës dhe mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare (CVD), e cila rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru. 

Pirja e tepërt , ndonjëherë e përcaktuar nga konsumimi i pesë pijeve brenda dy orëve, mund të bëjë që zemra të rrahë në mënyrë të parregullt, duke shkaktuar simptoma si frymëmarrje e rëndua, lodhje dhe rritjen e presionit të gjakut. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se alkooli vret tre milionë njerëz në mbarë botën çdo vit.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4