Arkimed Lushaj, i njohur për publikun e gjerë si Stresi gjendet aktualisht i burgosur në Fushë- Krujë (të paktën kështu raporton vetë ai), nga ku ka telefonuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”.
Ditën e djeshme, një “Alo mirëmëngjes” nuk mjaftoi që Aldo të identifikonte reperin.
“Kush jeni dhe nga flisni?”
“Bad boy for life, të marr nga burgu i Fushë Krujës.”
“Edhe një herë?”
“Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë- Krujës.”
Pooo, Stresi dora vetë në linjë direkte.
Në fakt telefonata surprizoi Aldon dhe publikun, pasi deri më tani dihej që Lushaj gjendej në Tiranë.
“Kam ardhur këtu për t’u rehabilituar pak. Ndihem shumë mirë. Gjithmonë djali i prapë, por djali me shpirt të mirë.” u shpreh Stresi.
Për më tepër ndiqni videon:
Ju kujtojmë se Arkimed Lushaj u arrestua në tetor, në një dhomë hoteli ku iu gjet një armë pa leje dhe sasi e vogël kokaine.