News

Skandal në Francë: Hetohen dhjetëra shkolla dhe kopshte për abuzime ndaj seksuale fëmijëve

Skandal në Francë: Hetohen dhjetëra shkolla dhe kopshte për

Një skandal i rëndë abuzimi me fëmijë ka tronditur Francën, ndërsa autoritetet po hetojnë dhjetëra kopshte publike dhe shkolla fillore për raste dhune, sulmesh seksuale dhe përdhunimesh ndaj të miturve.

Sipas zyrës së prokurorit të Parisit, hetimet po zhvillohen në 84 kopshte, rreth 20 shkolla fillore dhe disa qendra kujdesi ditor, pas më shumë se 100 ankesave të paraqitura nga prindërit. Rastet përfshijnë fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç.

Në qendër të hetimeve janë të ashtuquajturit “mbikëqyrës shkollash”, punonjës që kujdesen për fëmijët gjatë drekës, pushimeve ose aktiviteteve pas mësimit. Në Francë, këta punonjës nuk punësohen nga vetë shkollat, por nga bashkitë dhe autoritetet lokale, shpesh pa trajnim pedagogjik apo arsim specifik për punën me fëmijët.

Prindërit dhe avokatët pretendojnë se prej vitesh janë përpjekur të denoncojnë situatat, por nuk janë marrë seriozisht. Akuzat përfshijnë abuzim verbal dhe fizik, me fëmijë që dyshohet se janë bërtitur, shtyrë apo ndëshkuar, si edhe raste shumë të rënda të abuzimit seksual.

Sipas avokatëve, bëhet fjalë për raste përdhunimi të fëmijëve tre dhe katër vjeç, duke e cilësuar situatën si një “skandal të madh” dhe një dështim serioz të sistemit të kontrollit dhe rekrutimit.

Ata paralajmërojnë se shumë prej fëmijëve të përfshirë po shfaqin trauma të forta psikologjike dhe frikë nga ambienti shkollor.

“Ky është një skandal i madh”, tha avokati Florian Lastelle, i cili përfaqëson tre familje nga Parisi që kanë bërë kallëzim në polici për abuzimin e dyshuar të fëmijëve të tyre.

“Sistemi arsimor publik është një burim krenarie për Francën, por fatkeqësisht sot nuk mund të thuhet se garanton sigurinë e fëmijëve,” shtoi ai.

Ndërkohë, avokati Louis Cailliez, i cili përfaqëson dy familje pariziene, deklaroi se në shkurt kishte depozituar kallëzime për përdhunimin e dyshuar të dy fëmijëve që frekuentonin një çerdhe gjatë vitit 2025.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by euronews (@euronews.tv)

Në një nga rastet, një vajzë trevjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një asistent në një shkollë në perëndim të Parisit. Në një rast tjetër, një djalë trevjeçar dyshohet se është abuzuar nga i njëjti person, i cili më pas ishte transferuar në një tjetër shkollë, pavarësisht akuzave të mëparshme për dhunë ndaj fëmijëve.

“Një mëngjes, djali refuzoi të hynte në shkollë dhe shpërtheu në lot para hyrjes. Nëna e tij qante, ndërsa drejtori u detyrua ta merrte me forcë për ta futur brenda. Në atë moment askush nuk e dinte arsyen e vërtetë të reagimit të tij,” tregoi avokati.

Sipas tij, pasojat psikologjike dhe fizike te fëmijët janë të rënda dhe vazhdojnë ende.

“Për prindërit është një torturë e përditshme. Ata duan që hetimet të vazhdojnë dhe të zbulohet e gjithë shkalla e këtyre krimeve,” tha ai.

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet të nisë në Paris gjyqi ndaj një drejtori shkolle të akuzuar për abuzim seksual të pesë fëmijëve të moshës tre deri në pesë vjeç. Muajin e ardhshëm pritet gjithashtu vendimi për një tjetër rast, ku një drejtor 47-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj nëntë vajzave 10-vjeçare në Paris.

REELS

Si jeni me shëndet?

💞

Ekskluzive: Ja si u perzgjodhen poezite e Mozes ne finalen e Fermes

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

Scandal in France: Dozens of schools and kindergartens investigated for child sexual abuse

Skandal në Francë: Hetohen dhjetëra shkolla dhe kopshte për

A serious child abuse scandal has rocked France, as authorities are investigating dozens of public kindergartens and primary schools for cases of violence, sexual assault and rape of minors.

According to the Paris prosecutor's office, investigations are underway at 84 kindergartens, about 20 primary schools and several daycare centers, following more than 100 complaints filed by parents. The cases involve children aged three and four.

At the center of the investigations are so-called “school supervisors,” employees who look after children during lunch, breaks, or after-school activities. In France, these employees are not employed by the schools themselves, but by municipalities and local authorities, often without pedagogical training or specific education in working with children.

Parents and advocates claim they have been trying to report the situations for years but have not been taken seriously. The allegations include verbal and physical abuse, with children allegedly being yelled at, pushed or punished, as well as very serious cases of sexual abuse.

According to lawyers, these are cases of rape of three and four-year-old children, describing the situation as a "major scandal" and a serious failure of the control and recruitment system.

They warn that many of the children involved are showing severe psychological trauma and fear of the school environment.

"This is a huge scandal," said lawyer Florian Lastelle, who represents three families from Paris who have filed a police report for alleged abuse of their children.

"The public education system is a source of pride for France, but unfortunately today it cannot be said to guarantee the safety of children," he added.

Meanwhile, lawyer Louis Cailliez, who represents two Parisian families, said in February he had filed reports of the alleged rape of two children attending a nursery school in 2025.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by euronews (@euronews.tv)

In one case, a three-year-old girl was allegedly raped by an assistant at a school in western Paris. In another case, a three-year-old boy was allegedly abused by the same person, who was then transferred to another school, despite previous allegations of child abuse.

"One morning, the boy refused to enter school and burst into tears in front of the entrance. His mother was crying, while the principal was forced to take him by force to bring him inside. At that moment, no one knew the real reason for his reaction," the lawyer said.

According to him, the psychological and physical consequences on children are severe and still ongoing.

"For the parents it is a daily torture. They want the investigations to continue and the full extent of these crimes to be revealed," he said.

Meanwhile, the trial of a school principal accused of sexually abusing five children aged three to five is expected to begin in Paris in the coming days. A verdict is also expected next month in another case, where a 47-year-old principal is accused of sexually abusing nine 10-year-old girls in Paris.