Relationships

Sipas psikologëve, kjo sjellje ndaj qenve tregon shuuumë për një person

Sipas psikologëve, kjo sjellje ndaj qenve tregon shuuumë për

Lidhja mes një njeriu dhe qenit të tij është shumë më e thellë sesa duket. Ajo ndërtohet mbi besimin, dashurinë dhe mirëkuptimin, ndaj nuk është çudi që psikologët besojnë se mënyra si sillemi me kafshët tona shtëpiake mund të zbulojë shumë për personalitetin dhe përvojat tona të hershme.

Qentë njihen si krijesa jashtëzakonisht intuitive. Ata arrijnë të kuptojnë kur pronari i tyre është i trishtuar, i lumtur apo i stresuar dhe shpesh reagojnë me afeksion, apo qetësi. Studime të ndryshme kanë treguar se qentë janë të aftë të lexojnë emocionet si tek njerëzit, ashtu edhe tek qentë e tjerë, duke përdorur këto sinjale për të ndërtuar sjelljen e tyre.

Por ekspertët thonë se jo çdo marrëdhënie njeri-qen është e njëjtë. Madje, mënyra si njerëzit i trajtojnë qentë e tyre mund të lidhet drejtpërdrejt me mënyrën si ata vetë janë trajtuar gjatë fëmijërisë.

Një postim viral nga Crown and Paw, një kompani e njohur për portretet e kafshëve shtëpiake, shprehej:

“Njerëzit i trajtojnë kafshët e tyre ashtu siç do të kishin dashur të trajtoheshin vetë kur ishin fëmijë.”

Sipas psikologëve, kjo sjellje ndaj qenve tregon shuuumë për

Sipas psikologëve, kur kujdesemi për qenin tonë me dashuri, ngrohtësi dhe përkushtim, në njëfarë mënyre po kujdesemi edhe për “fëmijën e brendshëm” brenda nesh. Për njerëzit që janë rritur me mungesë afeksioni apo neglizhencë emocionale, marrëdhënia me një qen mund të bëhet një formë shërimi emocional.

Kujdesi për një kafshë shtëpiake mëson gjithashtu sjellje të shëndetshme që mund t’i aplikojmë edhe ndaj vetes. Të ushqesh qenin, ta nxjerrësh për shëtitje, t’i krijosh një ambient të sigurt dhe ta trajtosh me butësi janë gjëra që reflektojnë edhe nevojën për të treguar kujdes ndaj vetes sonë.

Ekspertët theksojnë se elementi më i rëndësishëm në marrëdhënien me një qen është ndërtimi i besimit. Kjo arrihet përmes dashurisë, durimit, trajnimit pozitiv dhe afeksionit. Ndërsa sjellja agresive apo ndëshkimi i vazhdueshëm vetëm sa krijojnë frikë dhe pasiguri tek kafsha.

Sipas psikologëve, kjo sjellje ndaj qenve tregon shuuumë për

Madje, studime psikologjike kanë treguar se mizoria ndaj kafshëve mund të jetë një sinjal paralajmërues për prirje ekstreme të dhunshme edhe ndaj njerëzve.

Nga ana tjetër, një marrëdhënie e shëndetshme me një qen na ndihmon të vlerësojmë gjërat e vogla të jetës, si një shëtitje në diell, një mëngjes i qetë apo një përqafim i ngrohtë pas një dite të lodhshme.

Ndaj, mënyra si e trajtojmë qenin tonë mund të jetë pasqyra më e sinqertë e mënyrës si e shohim dashurinë, kujdesin dhe vetveten.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

According to psychologists, this behavior towards dogs reveals a lot about a person.

Sipas psikologëve, kjo sjellje ndaj qenve tregon shuuumë për

The bond between a human and their dog is much deeper than it seems. It's built on trust, love, and understanding, so it's no wonder that psychologists believe that the way we behave with our pets can reveal a lot about our personality and early experiences.

Dogs are known to be extremely intuitive creatures. They can sense when their owner is sad, happy, or stressed, and often respond with affection or calmness. Various studies have shown that dogs are able to read emotions in both humans and other dogs, using these signals to shape their own behavior.

But experts say that not every human-dog relationship is the same. In fact, the way people treat their dogs can be directly linked to the way they themselves were treated during childhood.

A viral post from Crown and Paw , a company known for pet portraits, stated:

"People treat their pets the way they would have liked to be treated themselves when they were children."

Sipas psikologëve, kjo sjellje ndaj qenve tregon shuuumë për

According to psychologists, when we care for our dog with love, warmth, and devotion, we are in a way also caring for the “inner child” within us. For people who grew up with a lack of affection or emotional neglect, a relationship with a dog can become a form of emotional healing.

Caring for a pet also teaches healthy behaviors that we can apply to ourselves. Feeding a dog, taking it for walks, creating a safe environment for it, and treating it gently are things that also reflect the need to take care of ourselves.

Experts emphasize that the most important element in a relationship with a dog is building trust. This is achieved through love, patience, positive training, and affection. While aggressive behavior or constant punishment only create fear and insecurity in the animal.

Sipas psikologëve, kjo sjellje ndaj qenve tregon shuuumë për

In fact, psychological studies have shown that cruelty to animals can be a warning sign for extreme violent tendencies toward humans as well.

On the other hand, a healthy relationship with a dog helps us appreciate the little things in life, like a walk in the sun, a quiet morning, or a warm hug after a tiring day.

Therefore, the way we treat our dog may be the most honest reflection of how we view love, care, and ourselves.