Promo

Kompania që ktheu filozofinë “Pyet një herë” në standard shërbimi

Kompania që ktheu filozofinë “Pyet një herë”
Pyet një herë

Sa herë ju është dashur të prisni në radhë për një shërbim, apo të orvateni nëpër korridore të një, institucioni apo kompanie për të bërë një pyetje të vetme?

Tashmë i dimë përgjigjet tuaja dhe dimë gjithashtu se koha e shpenzuar për të marrë një shërbim, për të shprehur një kërkesë, apo problematikë është e çmuar për gjithkënd.

Klientët e Vodafone Albania janë pikë orientimi i Rrjetit Numër 1 në Shqipëri për të qenë sa më koherent, efektiv e praktik. Kjo ishte pikërisht qasja me të cilën u konceptua “Pyet një herë”, filozofi të cilën Vodafone, e ka të fituar tashmë nga klientët që e vlerësojnë, por edhe e shtyjnë të përmirësohet çdo ditë. Në sajë të kërkesave dhe sugjerimeve nga përdoruesit besnikë, Vodafone Albania e ka përmirësuar këtë qasje me premtimin e thjeshtë, por të fuqishëm: “Pyet një herë.”

Po a është duke u mbajtur ky premtim? Dëshmia më reale janë vetë klientët.

Klientja e parë rrëfen një ndryshim që Vodafone e përmend sot me krenari: për çdo kërkesë, ekziston një person i dedikuar që ndjek rastin nga fillimi deri në fund. Kjo kursen kohë, forcon besimin dhe i jep çdo klienti ndjesinë e reciprocitetit.

“Mu përgjigjën menjëherë në telefon, vajza ishte shumë e sjellshme. Ishte vetëm një person që e ndoqi rastin tim nga fillimi deri në fund. Pra, nuk mu desh që të telefonoja përsëri apo që t’ua shpjegoja njerëzve të tjerë. Ndihem e vlerësuar dhe e dëgjuar, pasi kërkesa që kisha me të vërtetë mu zgjidh shumë shpejt.” - u shpreh klientja.

Rrëfimi i dytë, përforcon atë që shpesh mbetet në fjalë: vetëdijen se pa klientin, çdo kompani humb qëllimin e vet.

“Me thënë të vërtetën unë i kam besuar gjithnjë Vodafone, nuk e kam marrë parasysh ankesën që kisha.  Sepse Vodafone ka diçka shumë të mirë që jo të gjithë e kanë: në qendër të tij kanë klientin. Dhe klienti, nuk ka nevojë vetëm për zgjidhjen e problemit, por ndonjëherë edhe për besnikërinë që i shfaqet. Përveç zgjidhjes së problemit përfitojmë shërbim efikas dhe gjithashtu besnikëri.” – u shpreh një tjetër kliente.

E ndërsa rrëfimi i tretë, përveçse na fali buzëqeshje për çiltërsinë e tij, na vërtetoi edhe një tjetër anë që Vodafone përmbush çdo ditë: aftësinë për t’u përshtatur, si me rrjetin më të shpejtë 5G, ashtu edhe me ritmin e gjeneratës Z.

“Unë jam kliente e Vodafone që nga klasa e pestë. Eksperiencën e fundit e kam pasur në korrik ku më duhet të dërgoja një detyrë për shkollën në platformën “Google Classroom”. S’kisha internet, detyrën e kisha lënë për moment të fundit. Kështu që mora në telefon shërbimin ndaj klientit dhe më dhanë një zgjidhje që nuk e prisja, arrita të përfundoja shpejt detyrën me hotspot.” – u shpreh ajo.

Me fjalë të tjera, “Pyet një herë” është mënyra sesi Vodafone zgjedh të dëgjojë, të reagojë dhe të përmirësohet çdo ditë. Sepse pas çdo kërkese, apo pyetjeje, qëndron një histori njerëzore dhe aty fillon përgjegjësia jonë. Në fund, nuk është teknologjia ajo që bën ndryshimin, por mënyra si ajo përdoret për t’u bashkuar me njerëzit. Dhe në këtë raport, Vodafone ka një premtim të thjeshtë: për çdo kërkesë, mjafton të pyesësh vetëm njëherë! 

REELS

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?