Metropolitan

Si u mbyll konflikti me Lively-n? Avokati i Baldoni-t zbulon telefonatën që ndryshoi gjithçka

1b699430e84bb080c7d8afec8270ff74 (1).jpg

Pas muajsh përplasjeje ligjore që dominoi titujt e mediave, lufta gjyqësore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni mori fund falë një telefonate të papritur.

Sipas avokatit të Baldoni-t, Bryan Freedman, gjithçka nisi një të premte në mbrëmje, kur ai mori një telefonatë të papritur nga ekipi ligjor i Blake Lively. Në atë bisedë u propozua ndërmjetësimi mes palëve, një hap që më pas çoi në marrëveshjen përfundimtare dhe mbylljen e konfliktit që kishte zgjatur për muaj të tërë.

Freedman deklaroi se marrëveshja ishte veçanërisht e rëndësishme për klientët e tij, pasi u dha atyre mundësinë të flasin publikisht për vendimet e gjykatës. Sipas tij, nga 15 pretendime të ngritura fillimisht kundër Baldoni-t dhe bashkëpunëtorëve të tij, dy u tërhoqën vullnetarisht nga pala tjetër, ndërsa 10 nga 13 pretendimet e mbetura u rrëzuan nga gjykata.

b62de3e11b10ee885628e40cc8627406.jpg

Përplasja ligjore nisi pas xhirimeve të filmit “It Ends With Us”, kur Blake Lively ngriti akuza për ngacmim seksual, hakmarrje, neglizhencë dhe shkaktim të qëllimshëm të dëmit emocional. Nga ana tjetër, Baldoni i mohoi kategorikisht akuzat dhe iu kundërpërgjigj me një padi për shpifje, duke pretenduar se aktorja kishte bërë deklarata të rreme për të rikuperuar imazhin e saj publik pas polemikave që shoqëruan promovimin e filmit.

Avokati i Baldoni-t argumentoi se padia e Lively-t ndikoi ndjeshëm në perceptimin publik ndaj klientit të tij, duke bërë që shumë njerëz ta konsideronin atë fajtor përpara se çështja të shqyrtohej në gjykatë. Për këtë arsye, ekipi ligjor i aktorit vendosi një strategji të pazakontë: publikimin e dokumenteve, mesazheve dhe email-eve të çështjes, duke u kërkuar njerëzve të krijonin vetë një opinion mbi faktet.

1ebee5acfededecc44998e8a0c7fe634.jpg

Pak javë para nisjes së gjyqit, palët arritën një marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke hequr dorë nga pretendimet ndaj njëra-tjetrës dhe nga çdo apel i ardhshëm. Sipas raportimeve, marrëveshja nuk përfshiu asnjë pagesë financiare nga Baldoni ndaj Lively.

Në deklaratën e përbashkët pas marrëveshjes, të dyja palët theksuan se filmi “It Ends With Us” mbetet një projekt për të cilin ndihen krenarë dhe se shpresojnë që mbyllja e konfliktit t’u lejojë të gjithëve të ecin përpara në paqe.

c585e99931e33c275a30caf1fd7c09ec (1).jpg

Sipas Freedman, pasojat emocionale të kësaj beteje ligjore ishin të mëdha për Baldoni-n, familjen e tij dhe kompaninë e tij të prodhimit. Megjithatë, ai beson se historia e plotë duhet të tregohet nga vetë aktori, duke lënë të kuptohet se Baldoni mund të flasë publikisht për përvojën e tij në një moment të afërt.

REELS

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️