Fashion & Beauty

Si të merrni ngjyrë në plazh duke e dëmtuar sa më paaak lëkurën

Si të merrni ngjyrë në plazh duke e dëmtuar sa më paaak

Lëkura e nxirë nuk është kurrë 100% e shëndetshme dhe ky fakt duhet theksuar që në fillim! Ekspozimi i zgjatur në diell ka një larmi rreziqesh, ndonëse ju mund ta pëlqeni pamjen e lëkurës me një ngjyrë disi më të errët.

Kini parasysh që qëndrimi për shumë kohë në diell mund të rrisë mundësitë për:
- melanoma ose kancer të tjerë të lëkurës
- dehidratim
- djegie nga dielli
- plakje të parakohshme të lëkurës
- goditje nga dielli
- dëmtim të syve etj.

Nëse doni të merrni ngjyrë, të paktën sigurohuni që të zvogëloni sa më shumë rreziqet:

1. Përdorni krem kundër diellit: Vendosni gjithmonë krem mbrotjës në të gjithë trupin me faktor mbrojtës SPF 30. Mos përdorni vaj nxirës që nuk ofron mbrojtje nga dielli. Sigurohuni që ta vendosni kremin të paktën 20 minuta para se të dilni jashtë. SPF 30 është mjaftueshëm i fortë sa për të bllokuar rrezet e dëmshme të diellit, por jo aq sa të mos nxiheni.

2. Ndërroni shpesh pozicionet kur qëndroni në diell: Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni djegien e një pjese të trupit.

3. Mos qëndroni jashtë më gjatë sesa lëkura mund të krijojë melaninë: Melanina është pigmenti përgjegjës për nxirjen. Të gjithë trupat kanë një kufi kohor ku prodhimi i melaninës ndërpritet, zakonisht 2-3 orë. Pas kësaj periudhe, lëkura nuk do të errësohet më brenda ditës, thjesht do të dëmtohet.

4. Hani ushqime të pasura me likopen: Likopeni ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme. Ushqime të pasura me likopen përmendim domatet dhe shalqirin.

5. Nxihuni me zgjuarsi: Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve kur dielli është shumë i fortë (midis mesditës deri në orën 3 pasdite). Këshillohen oraret e mëngjesit ose pas orës 3.

6. Qëndroni në hije: Kjo do të shmangë djegien e lëkurës dhe do t’i japë lëkurës mundësi për pushim.

7. Produktet vetë-nxirëse (self-tanners): Nëse doni një lëkurë më të errët pa e dëmtuar, mos harroni opsionin e produkteve vetë-nxirëse.

Burimi: Healthline

REELS

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

How to tan on the beach while damaging the skin as little as possible

Si të merrni ngjyrë në plazh duke e dëmtuar sa më paaak

Tanned skin is never 100% healthy and this fact should be emphasized from the start! Prolonged sun exposure has a variety of risks, although you may like the look of slightly darker skin.

Be aware that staying in the sun for too long can increase the chances of:
- melanoma or other skin cancer
- dehydration
- sunburn
- premature aging of the skin
- sunstroke
- eye damage, etc.

If you want to get tan, at least make sure you minimize the risks:

1. Use sunscreen:  Always wear sunscreen all over your body with an SPF of 30. Don't use tanning oil that doesn't offer sun protection. Be sure to apply the cream at least 20 minutes before going outside. SPF 30 is strong enough to block the sun's harmful rays, but not so strong that you don't tan.

2. Change positions frequently when standing in the sun:  This will help you avoid burning a part of your body.

3. Don't stay outside longer than the skin can make melanin: Melanin is the pigment responsible for tanning. All bodies have a time limit where melanin production stops, usually 2-3 hours. After this period, the skin will no longer darken during the day, it will simply be damaged.

4. Hani ushqime të pasura me likopen: Likopeni ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme. Ushqime të pasura me likopen përmendim domatet dhe shalqirin.

5. Nxihuni me zgjuarsi: Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve kur dielli është shumë i fortë (midis mesditës deri në orën 3 pasdite). Këshillohen oraret e mëngjesit ose pas orës 3.

6. Qëndroni në hije: Kjo do të shmangë djegien e lëkurës dhe do t’i japë lëkurës mundësi për pushim.

7. Produktet vetë-nxirëse (self-tanners): Nëse doni një lëkurë më të errët pa e dëmtuar, mos harroni opsionin e produkteve vetë-nxirëse.

Source: Healthline

----si-te-merrni-ngjyre-ne-plazh-duke-e-demtuar-sa-me-paaak-lekuren