
Elle Fanning vazhdon të tregojë se është një ikonë stili në çdo paraqitje të saj dhe këtë e vërtetoi edhe një herë në daljen e fundit në New York. Aktorja ishte e pranishme në rreshtin e parë të sfilatës Coach, ku zgjodhi një look total denim/xhins, të kuruar deri në detaj.
E kombinuar me një bluzë të bardhë të thjeshtë, veshja përfshinte xhinse të gjera dhe të çara në fund, në një nuancë të çelët blu. Pika kulmore e pamjes ishte padyshim palltoja (le të themi) xhins deri në fund të këmbëve, që ofronte një përzierje mes klasikës dhe modernes.
Elle e plotësoi pamjen me një çantë klasike Coach Tabby, po ashtu xhins, në nuancë që përputhej në mënyrë perfekte me të gjithë veshjen, një zgjedhje e zgjuar që tregoi edhe një herë “syrin” e saj të mprehtë për modën.
View this post on Instagram