Metropolitan

Si rrallëherë, Penélope Cruz flet për jetën private dhe rregullat për rritjen e fëmijëve

Si rrallëherë, Penélope Cruz flet për jetën private
Getty

Penélope Cruz ka treguar për Elle disa detaje nga jeta familjare me bashkëshortin, Javier Bardem dhe fëmijët, Luna (10 vjeç) dhe Leo (12 vjeç). Aktorja e “Ferrari” theksoi se po mundohet t’i mbajë fëmijët sa më larg vëmendjes.

Si rrallëherë, Penélope Cruz flet për jetën private
Getty

“Është në dorën e tyre që të vendosin nëse duhet të kenë një punë në të cilën ekspozohen në sytë e publikut apo jo”, tha aktorja 49-vjeçare. “Ata mund të flasin për këtë kur të jenë gati”, shtoi më pas.

Penélope nuk u lejon fëmijëve që të kenë një celular dhe as rrjete sociale, pasi sipas saj, është e lehtë t’i manipulosh fëmijët në këtë moshë.

“Është shumë e lehtë të manipulohesh, sidomos kur truri është ende duke u formuar. Është një eksperiment mizor për fëmijët dhe adoleshentëtn”, u shpreh ajo.

Por, sigurisht, fëmijët e saj argëtohen dhe i ati i tyre, Javier Bardem kujdeset për këtë. “Ai këndon dhe kërcen shumë mirë”, tha Penélope, duke vijuar se ai imiton Mick Jagger. Imiton edhe Al Pacino dhe Robert De Niro, kur flasin me njëri-tjetrin. “Është e pabesueshme”, tha ajo duke qeshur.

Aktorja tregoi se rolin e nënës, shpesh e luan edhe në filmat e saj, sidomos në ato ku është regjisor Pedro Almodóvar.

“Pedro më ka parë gjithnjë si nënë. Ne e njohim njëri-tjetrin që kur kam qenë 17 vjeç. Ai më ka parë kur shkoja dhe u flisja njerëzve të panjohur thjesht për të parë bebet e tyre. Ai e ka parë atë instinktin e fortë, të pashmangshëm tek unë dhe e di që e ka paë. Që kur kam qenë e vogël, e dija se doja të kisha fëmijë, por doja t’i kisha kur të isha gati. Isha e bindur që do të ishte gjëja më e rëndësishme në jetën time”, tha Penélope.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.

Rarely, Penélope Cruz talks about her private life and shows the rules she has for raising children

Si rrallëherë, Penélope Cruz flet për jetën private
Getty


Penélope Cruz has told Elle some details of family life with her husband, Javier Bardem, and children, Luna (10 years old) and Leo (12 years old). The "Ferrari" actress stressed that she is trying to keep her children as far away from attention as possible.

Si rrallëherë, Penélope Cruz flet për jetën private
Getty

"It is up to them to decide whether they should have a job in which they are exposed to the public eye or not," said the 49-year-old actress. "They can talk about it when they are ready," he added later.

Penélope does not allow the children to have a cell phone or social networks, because according to her, it is easy to manipulate children at this age.

"It is very easy to be manipulated, especially when the brain is still being formed. It is a cruel experiment for children and teenagers", she said.

But, of course, her kids have fun, and their father, Javier Bardem, makes sure of that. "He sings and dances really well," Penélope said, adding that he imitates Mick Jagger. He also imitates Al Pacino and Robert De Niro when they talk to each other. "It's unbelievable," she said with a laugh.

The actress showed that she often plays the role of mother in her films, especially in those directed by Pedro Almodóvar.

"Pedro has always seen me as a mother. We know each other since I was 17 years old. He has seen me go and talk to strangers just to see their babies. He has seen that strong, inescapable instinct in me, and I know he has. Ever since I was little, I knew I wanted to have children, but I wanted to have them when I was ready. I was convinced that it would be the most important thing in my life," said Penélope.