Showbiz

Si përfundim, a do të publikohet podkasti i Afronës dhe Bleros?

Si përfundim, a do të publikohet podkasti i Afronës dhe Bleros? 

Blero dhe Afrona shpërthyen në lot në podkastin “Talk with Afrona”, kur kjo e fundit e pyeti ish-bashkëshortin se ç’ndodhi me martesën e tyre, e cila përfundoi në divorc. Blero u shpreh se ajo u zhduk nga jeta e tij dhe të dy ish-partnerët u përlotën.
 
Sigurisht, njerëzit patën një interes të jashtëzakonshëm për këtë podkast dhe për tematikat që kishte diskutuar ish-çifti, megjithatë, në një njoftim në Instagram, u bë me dije se podkasti nuk do të publikohej.
 
Por, mesa duket, gjërat kanë ndryshuar! Podkasti do të publikohet sot në orën 18:00 dhe më në fund do të mësojmë se për çfarë ka folur dyshja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TalkwithAfrona (@talkwithafrona)

Në videon e publikuar, Afrona thotë se ata nuk janë ulur t'i sqarojnë gjërat mes tyre dhe shpjegoi se brenda vetes ka pasur mllef dhe i është dashur shumë kohë për ta pranuar dhimbjen dhe vuajtjen.
 
Duket se rishtazi, Blero dhe Afrona i kanë sheshuar mosmarrëveshjet, madje nuk e kanë kursyer edhe një flirt në Instagram, për të cilin mund të lexoni këtu.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?