Showbiz

Shtyhet dasma! Taylor Swift dhe Travis Kelce ndryshojnë planet në momentin e fundit

ee3887f7d5f17e206974a7e4cf492007.webp

Prej muajsh, fansat kanë spekuluar se Taylor Swift dhe Travis Kelce janë martuar, por raportimet e fundit theksojnë se planet e çiftit kanë pësuar një ndryshim të papritur.

Sipas TMZ, çifti kishte planifikuar fillimisht të martohej më 13 qershor në Rhode Island, pranë rezidencës së këngëtares. Megjithatë, organizimi thuhet se u anulua pasi detajet e vendndodhjes u bënë publike.

Burime pranë tyre pretendojnë se ceremonia ishte planifikuar të zhvillohej në Ocean House, një resort luksoz me pesë yje pranë shtëpisë së Taylor Swift në Rhode Island. Pas rrjedhjes së informacionit, thuhet se dyshja vendosën të ndryshojnë planet dhe të kërkojnë një alternativë më private.

d2bd2dc7dd614c47ae38a1bf5ce571cb_md.webp

 Swift dhe Kelce po shqyrtojnë mundësinë e organizimit të festimeve në Madison Square Garden në New York më 3 korrik. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, ceremonia e martesës mund të mos zhvillohet aty, por në një vend më intim dhe larg vëmendjes së publikut.

Ndërkohë, revista Star raportoi se ndryshimet e vazhdueshme të datave dhe lokacioneve kanë shkaktuar stres të konsiderueshëm për çiftin. Madje, ë gjithë të ftuarit, përfshirë familjarët dhe miqtë e ngushtë, janë detyruar të firmosin marrëveshje të rrepta konfidencialiteti për të shmangur rrjedhjen e informacioneve.

Kjo nuk është hera e parë që çifti përballet me probleme të tilla. Më herët, Daily Mail raportoi se Taylor Swift kishte zgjedhur të mos ndante shumë detaje rreth organizimit të dasmës me babanë e Travis, Ed Kelce, nga frika se informacioni mund të bëhej publik.

TAYLOR SWIFT TRAVIS KELCE 050824 default.webp

Burimet pretendojnë se Ed Kelce kishte zbuluar më parë detaje rreth fejesës së çiftit, përfshirë mënyrën dhe rrethanat e propozimit, gjë që ka shtyrë Taylor dhe Travis të tregohen edhe më të kujdesshëm me planet e tyre.

Pavarësisht spekulimeve të shumta, as Taylor Swift dhe as Travis Kelce nuk kanë komentuar publikisht raportet mbi dasmën e tyre.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.