Promo

Shtëpia juaj, kushtet tuaja

Kondicionerët inteligjentë Hisense sjellin një nivel të ri freskie gjatë verës

Vera nuk kërkon vetëm temperatura më të ulëta, por edhe një ambient ku komoditeti përshtatet me nevojat tuaja. Pikërisht këtë ofrojnë kondicionerët inteligjentë Hisense, duke kombinuar teknologjinë e avancuar me efikasitetin energjetik për një eksperiencë më të rehatshme në shtëpi.

Falë sensorit Smart Eye dhe sistemit AI Smart Airflow, kondicioneri identifikon pozicionin tuaj në dhomë dhe drejton ajrin aty ku nevojitet – ose e shmang atë për të eliminuar rrymat e drejtpërdrejta. Temperatura, lagështia dhe qarkullimi i ajrit rregullohen automatikisht për komoditet maksimal.

Modelet premium të linjës 2026 janë të pajisura me teknologjinë Coanda Airflow, e cila shpërndan ajrin në mënyrë uniforme në të gjithë ambientin, ndërsa Full DC Inverter siguron ftohje të shpejtë, funksionim të qetë dhe konsum më të ulët të energjisë. Përdorimi i gazit ekologjik R32 redukton gjithashtu ndikimin në mjedis.

Përmes aplikacionit ConnectLife, përdoruesit mund të monitorojnë konsumin e energjisë dhe të kontrollojnë kondicionerin nga distanca, duke e ndezur ose programuar atë përpara se të mbërrijnë në shtëpi.

Me kombinimin e teknologjisë inteligjente, performancës së lartë dhe kursimit të energjisë, kondicionerët Hisense e bëjnë freskinë e verës më të rehatshme, më efikase dhe të përshtatur për çdo stil jetese.

 

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.