Ajo është treguar gjithnjë tepër e rezervuar përsa i përket jetës private dhe me siguri të paktë janë ata që e dinë se Besa Kokëdhima prej thuajse 10 vitesh, është në një lidhje dhe bashkëjeton me bateristin Eldi Smaja.
Por hezitimi i saj për të bërë qoftë edhe një detaj të vetëm publik në rrjetet sociale, duket se ka ngritur dyshime se këngëtarja dhe muzikanti mund t’i kenë dhënë fund lidhjes. Në një intervistë për emisionin “Thumb”, Besa është pyetur pikërisht për këtë çështje.
“Unë nuk mendoj se jam e rezervuar. Dëshiroj që në mediat e mia sociale sigurisht të jenë mesazhe që përçohen nga unë dhe japin të kuptohen anë të ndryshme të miat. Por dëshiroj që ato të jenë të fokusuara tek arti im sepse në fund të ditës të gjithë e kanë një jetë personale dhe unë si gjithë të tjerët kam jetën time personale që dëshiroj ta mbaj për veten.”- u shpreh këngëtarja, duke iu shmangur disi pyetjes së drejtpërdrejtë.
Sakaq, e pytur nëse ka ardhur koha që ajo të bëhet nënë, Besa u përgjigj se nuk e ka ndjerë akoma një gjë të tillë dhe dëshiron të jetë aktive në muzikë edhe për disa kohë. “Por në momentin e parë që do ta ndjej tik-takun, do vrapoj të kap orën.”- u shpreh Kokëdhima.