Pas një koncerti paralel me koncertin e Getoar Selimit dhe Babastars në Mitrovicë, mediat shkruajnë se koncerti i Noizy-t dështoi.
Por Noizy OTR-si që me Babastars-at ka një sherr të vjetër sa vetë njerëzimi, nuk mund ta durojë të akuzohet për dështim.
Ai reagoi ashpër në Instagram, duke i akuzuar portalet që e akuzuan se dështoi se janë të korruptuar.
“Për të gjitha portalet e paguara nga disa individë “gjynah” që thonë se kemi dështuar në Mitrovicë... kundra kujt?!”
Noizy publikoi një video nga nata për të treguar se koncerti ishte i suksesshëm, me shumë audiencë. Ai shton thurjen: “mos më krahasoni me ato k**va” (#dontcomparemetothesehoes) dhe i fton të nxjerrin edhe videot e koncertit konkurrent.
“Shikojeni me kujdes videon”, shkruan ai, “mund të merrni vesh diçka të re. Nxirrni edhe ju videot e koncertit konkurrent.”