Relationships

Sekreti viral i çifteve të lumtura? Vetëm tre numra: 2-2-2

eb701211f34d0c0e214c16ec794b1c4d.jpg

Rutina është një nga sfidat më të zakonshme me të cilat përballen çiftet pas disa vitesh lidhjeje. Mes angazhimeve të përditshme, punës dhe përgjegjësive të shumta, koha cilësore në çift shpesh kalon në plan të dytë. Pikërisht për këtë arsye, gjithnjë e më shumë çifte po zbatojnë të ashtuquajturin rregull 2-2-2, një formulë e thjeshtë që është bërë virale në TikTok dhe që synon të mbajë gjallë lidhjen mes partnerëve.

Rregulli është i lehtë për t’u mbajtur mend: një takim çdo dy javë, një fundjavë larg çdo dy muaj dhe një udhëtim çdo dy vjet. Krijuesja e përmbajtjes @gem_raye tregoi se ajo dhe i fejuari i saj e ndjekin këtë metodë, duke organizuar me radhë takimet dhe surprizat për njëri-tjetrin. Sipas saj, kjo ka ndihmuar që marrëdhënia të mbetet pasionante edhe pas vitesh së bashku.

@gem_raye The 2-2-2 rule in relationships #grwm and chat about the key to our happy relationship #dating #222 #beauty #ootd ? TOGETHER - KAYTRANADA

Ekspertët e marrëdhënieve e mbështesin këtë ide. Terapistja e seksit dhe këshilltarja e shëndetit mendor Rebecca Howard Eudy shpjegon se është shumë e zakonshme që çiftet të bien në rutinë, veçanërisht pas disa vitesh lidhjeje. Kjo mund të shfaqet si mungesë kohe, stres, mërzitje apo ndjesia se partnerët po jetojnë paralelisht pa u lidhur realisht me njëri-tjetrin.

2ee05a5be46c9f83aadae2db6a1ee830.jpg

Sipas saj, rregulli 2-2-2 shërben si një kujtesë e vazhdueshme se marrëdhënia ka nevojë për vëmendje dhe përkujdesje.

“Shumë shpesh i trajtojmë marrëdhëniet tona si kaktusë, duke menduar se do të mbijetojnë me minimumin e kujdesit, ndërsa fokusohemi te gjithçka tjetër”, thotë ajo.

Përfitimet e këtij rregulli nuk lidhen vetëm me daljet apo udhëtimet. Vetë procesi i planifikimit krijon pritshmëri pozitive dhe i jep çiftit diçka për të pritur me padurim. Kjo ndihmon në forcimin e lidhjes emocionale dhe rikthen ndjesinë e afërsisë që shpesh humbet në përditshmëri.

48a7175f5a6b1a17bf16883d2bc2936a.jpg

Një tjetër arsye pse rregulli është bërë kaq popullor është fleksibiliteti i tij. Takimi çdo dy javë mund të jetë një darkë romantike, një film në shtëpi apo edhe një shëtitje e thjeshtë. Fundjava çdo dy muaj mund të jetë një arratisje e shkurtër pranë qytetit, ndërsa udhëtimi çdo dy vjet mund të përshtatet sipas mundësive dhe buxhetit të secilit çift.

26689606e723b8d03983cfb5f092e50b.jpg

Madje, ekspertët theksojnë se nuk ka rëndësi të ndiqet me përpikëri formula 2-2-2. Disa çifte mund të preferojnë një ritëm tjetër, për sa kohë që qëllimi mbetet i njëjtë: ta bëjnë marrëdhënien prioritet.

63dbec503ef0ebfb8369e3ce95480d6a.jpg

Fundja, ajo që ka më shumë rëndësi nuk është frekuenca e takimeve apo e udhëtimeve, por angazhimi i përbashkët për të investuar kohë dhe energji në lidhje. Dhe pikërisht për këtë arsye, rregulli 2-2-2 po konsiderohet nga shumë njerëz si një nga sekretet më të thjeshta për ta mbajtur dashurinë gjallë.

REELS

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️