Horoscope

Sekreti i lashtë: Ç'ndodh me ne kur ëndërrojmë?

Sekreti i lashtë: Ç'ndodh me ne kur ëndërrojmë?

Ëndrrat duket sikur thonë gjëra që nuk kemi guxim t'ia shprehim as vetes. Vende, njerëz, objekte, ndërthuren në një mënyrë të pakuptueshme, që zgjuar s'do ta kishim përfytyruar kurrë. Ndonjëherë na bëhet sikur këtë realitet të shkurtër e kemi njohur dikur.

Banorët e lashtë të Amerikës u kërkonin fëmijëve t'i mbanin mend sa më shumë ëndrrat që shihnin, sepse besonin se një pjesë e shpirtit largohet nga trupi kur ne ëndërrojmë. Sipas tyre çdo njeri ka tre shpirtra; i pari është shpirti i egos, që na jep frymën; i dyti është shpirti i trupit, që i jep organizmit energji kur jemi zgjuar ndërsa tjetri, shpirti i lirë.

Shpirti i lirë, thonin ata, largohet nga trupi kur ne ëndërrojmë. Kjo pjesë e shpirtit është e aftë të udhëtojë në dimensione të tjera, kurse dy të tjerët qëndrojnë në trup. Amerikanët vendas besonin se nuk ëndërron trupi, mendja jonë; është shpirti i lirë ai që shkëputet në një realitet krejt tjetër, ku takon shpirtra të tjerë njerëzish dhe gjallesash të tjera.

Sipas këtij besimi ekzistojnë paralelisht edhe dimensione të tjera, të cilat komunikojnë me ne përmes ëndrrave. Shpirti i lirë përpiqet që përmes ëndrrës, të na paralajmërojë, këshillojë, tregojë për diçka që do të ndodhë apo ka ndodhur.

Mendimi modern i shpjegon ëndrrat si mënyrë e trurit për të nxjerrë në sipërfaqe mendimet dhe kujtimet e pavetëdijes, çka në njëfarë mase takohet me besimin e amerikanëve të lashtë. As psikologët nuk kanë mundur ta përkufizojnë përfundimisht çfarë është mendja, ndaj të tillë si Gustav Jung ndërthurin psikologjinë me shpirtëroren.

Sido që të jetë, ëndrrat na shfaqin një dimension të panjohur të vetes sonë, pavarësisht si e quajmë atë: "ndërgjegje" apo "shpirt".

REELS

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

The Ancient Secret: What Happens to Us When Dreaming?

Sekreti i lashtë: Ç'ndodh me ne kur ëndërrojmë?

Dreams seem to say things that we cannot even express ourselves. Places, people, objects, intertwine in an incomprehensible way we could never have imagined. Sometimes we feel like we have known this "over-reality" once.

The ancient inhabitants of America urged children to remember as much as they dreamed, because they believed that a part of the soul leaves the body when we dream. According to them, each person has three souls; the first is the spirit of the ego, which gives us the spirit; the second is the soul of the body, which gives the organism energy when we are awake while the other, the free spirit.

The free spirit, they said, leaves the body when we dream. This part of the soul is capable of traveling to other dimensions, while the other two stay in the body. Native Americans believed that the body does not dream, our mind; it is the free soul that breaks into a completely different reality, where it encounters other souls of people and other living things.

According to this belief there are other dimensions at the same time, which communicate with us through dreams. The free spirit strives through the dream to warn us, to advise us, to tell us something that will or will happen.

Modern thought explains dreams as a way of the brain to expose the thoughts and memories of the unconscious, which to some extent meets the belief of the ancient Americans. Neither have psychologists been able to definitively define what the mind is, so such as Gustav Jung combine psychology with spirituality.

Either way, dreams reveal an unknown dimension of ourselves, no matter what we call it: "consciousness" or "spirit."