
Scarlett Johansson mund të mos jetë besnike ndaj një parfumi të vetëm, por ka dy aroma që i është rikthyer vazhdimisht ndër vite, dhe zgjedhjet e saj tregojnë shumë për stilin e saj të sofistikuar dhe të balancuar.
“Nuk e di nëse kam një aromë karakteristike. Kam disa aroma tek të cilat rikthehem dhe i përdor me radhë,” është shprehur ajo, duke përmendur dy emra konkretë që duket se nuk i braktis kurrë: Terre d'Hermès Eau de Toilette dhe For Her Eau de Toilette.
Nga njëra anë, Terre d'Hermès Eau de Toilette nga Hermès është një aromë me karakter të fortë, drunore dhe paksa metalike. Kombinimi i kedrit me freskinë krijon një ndjesi të pastër dhe dinamike, ndërsa notat minerale i japin një thellësi të veçantë, pothuajse tokësore. Është një parfum elegant, por jo i fortë.

Në anën tjetër, For Her Eau de Toilette nga Narciso Rodriguez sjell një energji krejt tjetër: më e butë, më sensuale dhe thellësisht femërore. Në zemër të tij qëndron myshku, i shoqëruar nga nota lulesh si portokalli dhe osmanthus, që krijojnë një ndjesi të këndshme. Vanilja dhe qelibari shtojnë butësi dhe sensualitet, ndërsa vetiveri në fund i jep qëndrueshmëri dhe elegancë.

Dy aroma, dy botë të ndryshme: njëra më e fortë, tokësore dhe e strukturuar; tjetra më e butë, sensuale dhe e ngrohtë. Zgjedhja e Johansson tregon pikërisht këtë kontrast, një balancë mes fuqisë dhe finesës, mes minimalizmit dhe sensualitetit.


