Fashion & Beauty

Sa shpesh duhet ti lajmë flokët

Me siguri keni pyetur veten se sa shpesh duhet të lajmë flokun pa e dëmtuar atë, qoftë ai i yndyrshëm, i thatë apo edhe normal. Kim Kardashian e lan flokun një herë në 5 ditë, por jo të gjithë kemi nga mbrapa një skuadër makeup-i dhe trajtimi për flokët.

Mbas dushit skalpi i kokës vjen gradualisht duke u bërë më i yndyrshëm, i papastër dhe më me shkëlqim (jo nga ai i reklamave).

Flokët bëhen me yndyrë për të njëjtën arsye si edhe fytyra juaj. Gjëndrat në lëkurën e kokës prodhojnë një substancë vajore të quajtur sebum. Sebumi është ai që zbut flokët dhe i mbron ata nga tharja. Gjëndrat që e prodhojnë atë janë të vendosura pranë rrënjëve të flokëve në shtresën e lëkurës të quajtur dermis. Kanalet nga këto gjëndra të çojnë në gjëndrën e flokëve - kjo është mënyra se si sebumi del nga lëkura dhe shkon drejt skalpit të kokës.

Cështja është se secili nga ne prodhon sasi të ndryshme sebumi. Gjenetika apo edhe hormonet ndikojnë në sasinë e prodhuar të tij në një kohë të caktuar. Dermatologia Paradi Mirmirani ka thënë se hormonet përgjegjëse për mbiprodhimin e sebumit ekzistojnë më shumë në periudhën e pubertetit duke e bërë këtë arsyen kryesore pse kemi flokë të yndyrshëm dhe akne pikërisht në ato vite.

Sa shpesh është më e përshtatshme?

Përgjigja ndryshon për gjithsecilin, por askush nuk duhet ti lajë flokët cdo ditë sepse kjo më tepër i bën dëm atyre sesa mirë, thotë Lynne Goldberg dermatologe dhe drejtoreshë e klinikës së flokëve në Qëndrën Mjekësore të Bostonit. Ajo shton se personat që i lajnë flokët shumë shpesh për të larguar yndyrën, në fakt i bëjnë ata më të yndyrshëm duke tharë pjesën e skalpit.Përvec shmangies për ti larë ata cdo ditë, gjithashtu duhet të keni ndërmend disa gjëra për të identifikuar numrin e përshtatshëm të larjes. Këta janë faktorët kryesorë: 

• Tipi i lëkurës

Nëse lëkura dhe flokët tuaj janë as shumë të yndyrshëm dhe as shumë të thatë, atëherë ju duhet ti lani flokët një ose dy herë në javë, sipas një artikulli shëndetësor të Universitetit të Kolumbias. Nëse keni skalp shumë të yndyrshëm atëherë duhet ti lani pak më shpesh se aq.

• Struktura e flokut
Struktura ndikon në shpejtësinë që sebumi kalon nga rrënja drejt gjatësisë. Floku i ashpër apo kacurrel e ngadalëson shpërndarjen e sebumit prandaj nëse keni flokë të tillë mund ti lani ata vetëm një herë në javë, thonë ekspertët në Kolumbia. Kurse personat me flokë të hollë e të drejtë është më mirë ti lajnë dy herë në javë apo edhe më shpesh.

• Stilimi
Një factor tjetër që duhet marrë parasysh është edhe stilimi apo mënyra si e trajtoni flokun. Nëse floku juaj dëmtohet vazhdimisht nga stilimi që ju i bëni (pjasteri, krehja, masha etj) atëherë duhet ta lani më rrallë. Por kjo është dicka që mund ta zbuloni edhe vetë. Mos kini frikë ti lini dy ditë pa i larë me shampo dhe shikoni se si floku juaj do të reagojë nga ndryshimi.

Burimi: Science Alert

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----sa-shpesh-duhet-ti-lajme-floket