Relationships

Sa shpesh bëjnë seks çiftet ‘normale’?

Sa shpesh bëjnë seks çiftet ‘normale’?

Në një moment të jetës, shumë çifte hamendësojnë dhe pyesin veten: "Sa herë bëjnë seks çiftet e tjera?” Megjithëse përgjigjja nuk është e qartë, terapistët e seksit kanë thënë disa gjëra për këtë temë.

Ka shumë përgjigje midis terapistëve të seksit rreth mesatares së marrëdhënieve seksuale për çiftet në marrëdhënie afatgjata. Përgjigjet mund të shkojnë nga një herë në javë në një herë në muaj! Kur terapisti Ian Kerner u pyet nga Women’s Health se si u përgjigjet çifteve që e pyesin sa shpesh duhet të bëjnë seks, ai tha: “Unë gjithmonë jam përgjigjur se nuk ka asnjë përgjigje të saktë.”

Jeta seksuale e një çifti ndikohet nga kaq shumë faktorë të ndryshëm: mosha, stili i jetës, shëndeti i secilit partner, epshi dhe natyrisht, cilësia e marrëdhënies së përgjithshme.

“Mund të mos ketë asnjë përgjigje të saktë për pyetjen se sa shpesh çiftet duhet të bëjnë seks, por kohët e fundit unë i këshilloj çiftet të përpiqen të bëjnë seks të paktën një herë në javë.” – tha ai.

Shumica e terapistëve të seksit pajtohen se të bësh seks më pak se 10 herë në vit është një arsye e mjaftueshme për të etiketuar martesën/bashkëjetesën ose raportin tuaj si një marrëdhënie pa seks.

Megjithatë, mungesa e seksit nuk do të thotë që lidhja është në telashe, sipas ekspertëve. Seksi mund të jetë një nga mënyrat në të cilën çiftet shprehin dashurinë dhe dëshirën e tyre për njëri-tjetrin, mungesa e seksit nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni drejt ndarjes, megjithëse është diçka që duhet shihni me kujdes.

Dr. Kerner thotë, "Seksi duket se po shkon në fund të listës ‘gjëra për t’u bërë’ të njerëzve; por, sipas përvojës sime, kur çiftet ndalojnë marrëdhëniet seksuale, marrëdhëniet e tyre bëhen të cenueshme nga zemërimi, shkëputja, pabesia dhe, në fund të fundit, divorci. Unë besoj se seksi ka rëndësi: është ngjitësi që na mban së bashku dhe, pa të, çiftet bëhen ‘miq të mirë’ në rastin më të mirë, ose ‘shokë dhome që zihen’ në rastin më të keq.”

Burimet: Women’s Health, Healthline

 

REELS

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.