Roza Lati, ka reaguar publikisht kundrejt anëtarit të jurisë së spektaklit të kërcimit "Dance With Me", Robert Aliaj përmes një postimi në Instagram. E frymëzuar nga një mesazh mbështetës nga njëra prej mikeshave të saj, Roza e ka shfrytëzuar këtë edhe si një mundësi për t’ju përgjigjur në rrjetin social Aliajt, për kritikat që ai i bën asaj gjatë performancave të spektaklit.
“Ti nuk lexohesh dot, nuk je origjinale, vetvetja”, janë disa prej kritikave që i ka bërë ai prezantueses së Agon Channel, të cilave Roza Lati ka zgjedhur t’i përgjigjet kështu në Instagram: "Robert, të lutem. Kërko pak punët e mia, emisionet e mia. Njihu me mua përtej manikyrit shumëngjyrësh të thonjve të ty".
Aliaj, i cili konsiderohet shpesh si një personazh kontraversial, nuk i është përgjigjur ende këtij dedikimi të hapur, ndërsa fansat e Rozës nuk kanë nguruar të jenë mbështetës ndaj saj dhe natyrës çapkëne.