Robert Aliaj ishte i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ku kryesisht foli për jetesën në Bruksel, aty ku u zhvillua edhe puntata në fjalë.
Përpos saj Aliaj dha mendim edhe për sa i përket cilësi së artit dhe filtrimit të tij.
“Tregu i artit në Shqipëri është i paqenë. Nuk ka as një kritikë arti që të mund të sistemonte vlerat e artit në Shqipëri.”
Situata nisi dhe u nxeh kur intervistuesja, Rudina Dembacaj kaloi në një tjetër rubrikë.
“Je në një udhëtim, në mes të detit apo oqeanit dhe anija po fundoset dhe duhet me patjetër të hedhësh njërin nga këto dy personat që do të them.”
Ndër shumë të tjerë ishte dhe dyshja Mihrije Braha dhe Albërie Hadërgjonaj.
“Kush është Mihrija, nuk e njoh!”
Është e çuditshme se si Roberti nuk njeh Mihrijen, ose kjo është një mënyrë për ta shpërfillur këngëtaren. Që të mos qëndrojmë në stadin e aludimeve, e marrim për të mirëqenë që Robertit s’ia kanë zënë veshët emrin e saj dhe vazhdojmë.
“Mihrijen se njoh po Hadërgjonajn do e hidhja kështu, me patjetër!”
“Pse, nuk të pëlqen Hadërgjonaj?” u pyet Roberti.
“I kam inat tallavaistet. I kam neveri të gjitha.”
Albëria dhe Roberti janë konfliktuar disa herë në “Dance with me”. Në finalen e 2015 –s ku Albëria doli fituese, gjatë një debati e sipër, ai u shpreh po njësoj:
“Poshtë tallavaja!”