Në një kohë kur sherri Rita-Jay Z është ende i nxehtë (dhe ende në gjykatë), këngëtarja nga Kosova ka ndarë admirimin për Beyonce-n me ndjekësit e saj në Instagram.
‘Digje fare! Mbretëreshë e botës!’, (foto 2) ka shkruar Rita pranë fotos së marrë nga klipi më i ri i Beyonce, 'Formation' (shiko këtu) Fansat e Ritës kanë komentuar menjëherë, duke shprehur habinë e tyre për këtë gjest që e përjashton Beyonce-n nga konflikti i Ritës me bashkëshortin e këngëtares amerikane, Jay Z.
Në dhjetor, Rita ngriti një padi ndaj shtëpisë diskografike të këtij të fundit, Roc Nation, dhe vetë Jay Z-së (lexo këtu) 25-vjeçarja argumenton në këtë akt-padi se Roc Nation dhe producenti i saj i kanë penguar karrierën, duke ia bërë të pamundur realizimin e albumit, dhe duke mos e financuar në asnjë nga daljet e saj publike.
Në janar, do të ishte Jay Z ai që do të ngrinte një kundër-padi ndaj Ritës, me argumentin se ka qenë Rita Ora ajo që nuk ka përmbushur detyrimet ndaj shtëpisë diskografike (lexo këtu). Thënë të gjitha këto, kujtojmë gjithashtu se ka pasur fjalë për një marrëdhënie intime mes producentit dhe këngëtares, në kohën kur të gjithë e dinin se ai ishte i fejuar me Beyonce-n.
Por Rita duket se di t’i ndajë gjërat. Ajo e ka shprehur prej kohësh admirimin për Beyonce-n, duke thënë se diva e muzikës amerikane është një prej idhujve të saj më frymëzues kur ende ëndërronte të bëhej një yll i muzikës. Më pas, do të ishte Jay Z ai që do ta spikaste këngëtaren nga Kosova, duke i dhënë mundësinë e një kontrate me shtëpinë e tij diskografike.
Dhe meqë ra fjala, shikoni një foto shumë të ëmbël të Ritës kur ishte fare e vogël në galeri!