Showbiz

RIP Era Istrefi? Keqkuptimi i tmerrshëm i fansave!

Pasditen e të enjtes Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit, shkruajti në një postim: ‘Kjo ndodhi 20 minuta më parë. RIP Era do të thotë: Roberti Is Perfect!’. Ai shpërndau një video në Instagram ku vajza e tij e vogël Rene i binte pianos, dhe në sfond dëgjohej zëri i tezes së saj, këngëtares tashmë me famë botërore, Era Istrefit.

Çfarë i bëri fansat t’i thonin Erës ‘U prehtë në Paqe’?

Ky postim i kunatit të saj nuk ishte aspak i rastësishëm. Era Istrefi postoi një foto në Instagram ku shkruante ‘Kështu ju shoh unë nga Parajsa’. Një ironi? Shaka? Mënyrë për të treguar se ndihet ‘si në parajsë’ pas suksesit të papritur botëror? U mor më seriozisht se ç’duhej.

Fansat e saj në Instagram lexuan ‘Ju shoh nga parajsa’, dhe u trembën nga çfarë mund t’i kishte ndodhur këtij ylli të ri të muzikës. Dhjetëra komente shprehnin dhimbjen për ‘fatin e tmerrshëm të një artisteje kaq të talentuar’, ‘një ëngjëll që e mori qielli’ ndërsa të tjerët, të shtangur, nisën të besonin se diçka kishte ndodhur me të vërtetë, dhe filluan të pyesnin çfarë i kishte ndodhur këngëtares së ‘BonBon’.

Era duket se po kalon një periudhë të ngjeshur me koncerte apo siç tregojnë, me bisedime për një kontratë të mundshme me shtëpi të mëdha diskografike. Një ditë më parë, ajo shprehu përmes Instagram-it se ndjen nevojën e një pushimi, që të ketë mundësinë të qetësohet e të reflektojë: ‘Ndonjëherë, ke thjesht shumë nevojë për një pushim. Në një vend të bukur. E vetme. Që t’i qartësosh të gjitha’.

Dhe është mëse e kuptueshme. 21-vjeçarja sapo ka njohur sukses si pak kush, dhe po e përjeton atë e gjallë, pranë njerëzve të saj më të dashur. Këtë e kanë qartësuar edhe fansat, të cilët kanë ndërhyrë nëpër komente për të sqaruar se ‘Era është gjallë. Po të mos ishte gjallë, as unë nuk do të isha!’, siç shkruan një prej tyre.

REELS

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

----rip-era-istrefi-keqkuptimi-i-tmerrshem-i-fansave