News

Rikthehet shkëlqimi në ‘Fontana di Trevi’ falë Fendi-t

Shatërvani ‘Fontana di Trevi’ i rikthehet shkëlqimi për romanët dhe turistët. Restaurimi zgjati rreth 17 muaj, kushtoi 2 milion e 180 mijë euro dhe ka qenë në ngarkim të Fendi-t. Burimi historik, simbol i “Dolce Vita” dhe njëkohësisht një xhevahir i stilit të vonë barok, nuk ka qenë asnjëherë totalisht e mbyllur për turistët. Për traditën e hedhjes së monedhës është krijuar një “pasqyrë uji” i vendosur në qendër dhe një ndriçim të ri. Për më tepër është realizuar një pikë qëndrimi panoramike falë të cilës të gjithë vizitorët kanë mundur të shohin nga afër shatërvanin.

Në fund, përgjatë gardhit të sheshit të ndërtimit, janë montuar dy ekrane që tregonin imazhe të kohëve të fundit dhe histori që lidhen me shatërvanin. Pas ndryshimeve përfundimtare u bë e mundur rihapja. Me një duartrokitje të madhe, në 17:19 në shatërvanin e Trevi-t është kthyer uji dhe ndriçimi.

Burimi: Repubblica; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania