News

Revolucioni Flamingo shënon një fitore të rëndësishme: Parlamenti Europian u jep të drejtë protestuesve

Revolucioni Flamingo shënon një fitore të rëndësishme:
Foto E. Kryeziu

Parlamenti Europian mbështeti protestat për Vjosë-Nartën dhe kërkoi pezullimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë për raportin e progresit të Shqipërisë për t'u anëtarësuar në BE, ku shpreh shqetësim serioz për zhvillimet në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe i kërkon Shqipërisë të shfuqizojë ndryshimet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Rezoluta bën thirrje për një moratorium të menjëhershëm mbi procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa Shqipëria të rikthehet në përputhje të plotë me standardet europiane të mbrojtjes së natyrës.

Vendimi vjen ndërsa protestat kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë kanë hyrë në javën e tretë. Sipas organizatave mjedisore, mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në protestat që tashmë njihen si “Revolucioni Flamingo”.

Në tekstin e rezolutës, eurodeputetët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që lejojnë ndërtimin e infrastrukturës turistike në zonat e mbrojtura dhe shprehin shqetësim edhe për Ligjin për Investimet Strategjike, duke argumentuar se procedurat e përshpejtuara mund të anashkalojnë kontrollin mjedisor në zona të ndjeshme.

Sipas BirdLife Europe dhe Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) , që kanë qenë të pranishme në Strasburg gjatë votimit sot (e mërkurë, 17 qershor), punimet janë kryer brenda zonës së mbrojtur pa një projekt të publikuar, pa Vlerësim të Ndikimit në Mjedis, pa konsultim publik dhe pa transparencë të plotë.

Joni Vorpsi, drejtor i Politikave dhe Avokimit në PPNEA, e cilësoi rezolutën si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e Vjosë-Nartës. Ndërsa Anouk Puymartin nga BirdLife Europe deklaroi se mesazhi i Parlamentit Europian është i qartë: “Nuk mund të bëhesh pjesë e Bashkimit Europian duke shkatërruar ligatinat e mbrojtura dhe duke anashkaluar ligjet e tua.”

Rezoluta nuk ka efekt të drejtpërdrejtë detyrues, por përbën një sinjal të fortë politik nga një prej institucioneve kryesore të Bashkimit Europian në një moment kur debati për Vjosë-Nartën ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

REELS

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee