Reviews

Aurus Flowers

Aurus Flowers

Aurus Flower Art është një biznes i vogël i cili ka në fokus punime handmade me lule natyrale por që thahen me metoda të specializuara duke ofruar jetëgjatësinë maksimale të tyre. Një pjesë të luleve Aurus Flower Art i thajnë vetë duke qenë se vetë pronarja është biologe në profesion dhe ka teknika që sigurojnë jetëgjatësinë e luleve.

Aurus mund të realizojnë gjithçka, çdo ide tuajën me lule, përfshirë dhurata të personalizuara, punime dekorative për shtëpi, zyra, biznese etj. Pjesa më unike e punimeve të Aurus Flower Art janë ato, të cilat realizohen në gjergjefë, risi e sjellë për herë të parë në Shqipëri nga Aurus.

Të gjitha punimet realizohen me dorë dhe janë unike, një punim nuk realizohet kurrë dy herë njësoj. Aurus përdor fantazinë dhe talentin për të krijuar punime unike për këdo që porosit ose i dhurohet. Kontaktoni në faqen e mëposhtme të Instagram dhe porosisni çdo gjë që keni në mendje.

Na vizito në Instagram.
Telefon: +355692030056
Orari: 09:00 – 22:00 (Transporti falas)

Aurus Flowers

Aurus Flowers

Aurus Flowers

Aurus Flowers

Aurus Flowers

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭