
Ndërsa temperaturat fillojnë të bien, një triko e ngrohtë dhe komode, sidomos e thurur, të cilën shpesh e quajmë cardigan, fiton një rëndësi të re në garderobën tonë, duke u kthyer në një aleate të pazëvendësueshme për veshje të shpejta dhe praktike.
Qoftë në nuanca të theksuara apo neutrale, me prerje të lirshme apo pas trupi, me stil cache-coeur ose me kopsa klasike, xhaketa rikthehet si pjesa kryesore e sezonit, duke rifituar statusin e saj si një element bazë për veshjet e këtij sezoni.
Si ta vishni?
Kjo veshje shumëfunksionale mund të vishet si shtresë shtesë mbi një bluzë apo një këmishë. Një zgjedhje e përkryer për të kompletuar çdo stil, nga pamjet e përditshme e të lehta deri te kombinimet më të sofistikuara mix & match.
Dhe nëse jeni në kërkim të frymëzimit, jeni në vendin e duhur. Më poshtë gjeni pesë ide veshjesh, të thjeshta për t’u rikrijuar dhe perfekte për t’i dhënë stil çdo dite:
1. Triko dhe fund midi
Kombinojeni me një fund midi dhe atlete për një pamje të përditshme. Për në mbrëmje, mjafton të zbërtheni butonin e sipërm, të shtoni një varëse elegante dhe një palë taka për një transformim të menjëhershëm.
2. Triko shumëngjyrëshe dhe pantallona të gjera
Një triko në një ngjyrë të ndezur kombinuar me pantallona të gjera krijon një balancë mes rehatisë dhe elegancës. Përfekte si për zyrë, ashtu edhe për ditët jashtë pune, veçanërisht kur kompletohet me të sheshta apo atlete.
3. Triko dhe fund i ngushtë
Një kombinim me energji femërore dhe një nuancë moderniteti. Zgjidhni një triko me jakë të rrumbullakët. Kombinojeni me një fund të ngushtë dhe sandale me rripa për një pamje urbane-chic.
4. Luani me siluetat
Trikot e këtij sezoni ofrojnë më shumë liri se kurrë. Sekreti? Ekuilibri i përmasave. Një triko e madhe duket perfekte mbi një palë pantallona të qepura me finesë, ndërsa një model i shkurtër kombinohet bukur me funde apo pantallona me bel të lartë.
5. Visheni në mbrëmje
Pse jo? Investoni në triko prej materialesh luksoze si kashmiri dhe vishni ato për dalje mbrëmjeje. Kombinojeni me një fustan të shkurtër dhe një palë taka elegante me majë për një look me shije të sofistikuar.