School & Career

Reagimi i Elon Musk si ‘Njeriu më i pasur në botë’ është mësim për inteligjencën emocionale

Reagimi i Elon Musk si ‘Njeriu më i pasur në botë’

Siç mund ta keni lexuar, pasuria e Elon Musk pësoi rritje marramendëse në muajt e fundit, duke e bërë njeriun më të pasur në botë. Raportin fillimisht e publikoi Bloomberg dhe më pas Forbes e shpalli Elon Musk si njeriun më të pasur në planet, i cili rrëzoi nga froni Jeff Bezos të Amazon. Kur pronarët e kompanisë Tesla postuan lajmin në Twitter, përgjigjja e Musk ishte e pazakontë.

Elon Musk tha vetëm, “Sa e çuditshme” e ndjekur më pas nga një “Mirë, rikthehemi në punë”. Reagimi, ndonëse jo i zakontë, po konsiderohet gjerësisht si një mësim i dobishëm për inteligjencën emocionale të çdo udhëheqësi.

Inteligjenca emocionale, e njohur ndryshe si EQ (emotional quotient) është aftësia për të kuptuar, përdorur dhe menaxhuar emocionet tuaja në mënyra pozitive, duke lehtësuar stresin, duke komunikuar në mënyrë efektive dhe duke patur sensin e empatisë për të kapërcyer sfidat dhe për të zgjidhur konfliktet.

Inc. Magazine, një platformë me në qendër bizneset, punonjësit dhe udhëheqjen, shkruan se përgjigjja e tij vlen shumë për t’u diskutuar. Inc. përmend faktin që Elon Musk fitoi më shumë se tre të katërtat e pasurisë vetëm gjatë vitit të kaluar. Nuk janë të largëta ditët kur flinte në zyrë sepse nuk përballonte dot që të blinte një apartament.

Por Inc. shton se Musk e di se sa shpejt ndryshojnë fatet, sidomos në tregjet financiare. Duket se ka mësuar nga çdo gjë e zgjuar e sipërmarrësve të ndryshëm. Ai e di se një ditë është heroi dhe ditën tjetër mund të jetë një i dështuar. Në të tilla raste, lideri i Tesla-s dhe SpaceX ka zgjedhur të injorojë uljet dhe ngritjet. Në vend të kësaj, ai përqendrohet te gjëja më e rëndësishme e një udhëheqësi – krijimi i një produkti në formën më të mirë të mundshme.

Udhëheqësit e suksesshëm nuk marrin asnjëherë parasysh nëse janë ose jo në krye të botës. Në vend të kësaj, ata bëjnë atë që Musk shkroi në Twitter – kthehen në punë.

Reagimi i Elon Musk si ‘Njeriu më i pasur në botë’

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.

Elon Musk's reaction after being named 'World's Richest Man' is a lesson in emotional intelligence

Reagimi i Elon Musk si ‘Njeriu më i pasur në botë’

As you may have read, Elon Musk's fortune has skyrocketed in recent months, making him the richest man in the world. The report was first published by Bloomberg and then Forbes named Elon Musk as the richest man on the planet, who ousted Amazon's Jeff Bezos. When the owners of the Tesla company posted the news on Twitter, Musk's response was unusual.

Elon Musk just said, "How weird," followed by a "Okay, let's get back to work." Reaction, though unusual, is widely regarded as a useful lesson for any leader's emotional intelligence.

Inc. Magazine, a platform centered on businesses, employees and leadership, writes that his answer is well worth discussing. Inc. mentions the fact that Elon Musk earned more than three-quarters of his fortune last year alone. The days when he slept in the office are not far away because he could not afford to buy an apartment.

Por Inc. adds that Musk knows how quickly fates change, especially in financial markets. He seems to have learned from everything the cleverness of different entrepreneurs. He knows that one day he is the hero and the next day he may be a loser. In such cases, the leader of Tesla and SpaceX has chosen to ignore the ups and downs. Instead, he focuses on the most important thing of a leader - creating a product in the best possible shape.

Successful leaders never consider whether or not they are at the top of the world. Instead, they do what Musk wrote on Twitter - get back to work.

Reagimi i Elon Musk si ‘Njeriu më i pasur në botë’