
Nuk e ke vendosur ende ku do të shkosh me pushime këtë verë? Zemra do diçka boho, trupi do detin, por mendja s’di nga t’ia mbajë. Epo, le t’i heqim mendimet e tepërta dhe t’ia lëmë vendimin filmave që ke parë.
Po, e lexuat saktë. Kompania MyBaggage ka krijuar një quiz kreativ duke përdorur të dhënat nga filmat dhe serialet më të ndjekura në Netflix. Duke analizuar zhanret, emocionet që përçojnë dhe vlerësimet, ata kanë ndërtuar një sistem që të jep destinacionin ideal për ty, bazuar te filmat që ke parë dhe pëlqyer.
Si funksionon?
- U përgjigjesh disa pyetjeve të thjeshta si: “Cili është filmi yt i preferuar?” apo “Çfarë atmosfere të pëlqen më shumë?”
- Sistemi i kombinon përgjigjet dhe të thotë: Hej, ti duhet të shkosh në Lisbonë! Ose Bali! Ose...Islandë!
Nëse nuk të pëlqen sugjerimi i parë, mund të shohësh edhe destinacione të tjera në fund të quiz-it.