Metropolitan

Pse të gjithë e duan Julin?

Pse të gjithë e duan Julin?

Ai është tip i thjeshtë, i fokusuar, një bashkëbisedues i shkëlqyer, me origjinë nga Korça, brun me pak mjekër dhe ka një martesë të lumtur. Asgjë për t'u trembur, apo jo? Prisni!

Juli më priti në ambientet e një restoranti të ngrohtë dhe luksoz, një vend shumë modern, i gjendur mes gjelbërimit shekullor në pedonale që mbante brenda si gur themeli, shpirtin e tij artistik, si Rozafë.

Pse të gjithë e duan Julin?

Më tregoi se si kishte udhëtuar kudo nëpër botë, ku kishte studiuar edhe në shkolla kulinarie. Kishte punuar në restorante të niveleve më të larta gourmet dhe në restorantin me 3 yje Michelin të Sergio Herman-it, në bashkëpunim edhe me chef-a të tjerë me famë botërore si Quique Dacosta, Gert De Mangleer, Esben Holmboe Bang etj, për t'u kthyer më pas në Shqipëri, ku menutë e tij gjenden në disa prej restoranteve më në zë si "Life Gallery" në Korçë, Restoranti "Prive Lounge" në Folie Marine, "Opium" Sushi Bar dhe i famshmi Millennium Gourmet.

Me xhentilesën që e karakterizonte, gjatë bisedës u kujdes të porosiste disa lloje pjatash që t'i provoja. M'u servirën plot përkujdesje nga stafi që zotëronte një profesionalizëm në shërbim, ende i rrallë për Shqipërinë. Unë si fillim e kisha mendjen për t'u bërë foto pjatave, pasi dukeshin aq bukur sa nga një anë të vinte keq t'i haje dhe nga ana tjetër, aroma dhe kurioziteti të gërryenin.

“Ushqimi dhe gatimi janë pasionet e mia që në fëmijëri, por që atëherë kam qënë shumë përzgjedhës, cilësi që më shërben shumë gjatë punës sime tani dhe në fakt produktet e restorant "Millennium" janë tepër unike: Karkalec Senegali, Scallops, King Crab, Rib Eye, Mish Krokodili, Foie Grass, Fileto Sorkadhe, Caviar Beluga, Salmon Balik, Black Cod, etj. Për mua gatimi ka një element skenik, në sensin që ushqimet që krijoj, i mendoj si një spektakël me skenar, regji dhe efekte speciale që nga përbërësit, shija, mënyra dhe ritualet e gatimit e deri tek prezantimi estetik përpara klientit që e konsideroj një juri.”- tha ai.

Në fakt, juria e ka pritur gjithnjë me ovacione Julin. Mjafton të lexosh komentet në "Trip Advisor" apo faqe të të tjera guide për turistët, që e konsiderojnë Millennium Gourmet të të njëjtit nivel me restorantet më të mira në New York, Paris e tjetërkund (me ndryshimin se çmimet janë njësoj si të restoranteve normale nëpër Tiranë).

Ambasada Amerikane e ka nderuar Julin si "Best Chef" me anë të një konkursi, ndërsa të gjithë janë në garë për ta patur atë si chef në eventet më të rëndësishme. Së fundmi ai u përzgjodh si chef-i i darkës së famshme private të Valdrin Sahitit "La Belle Epoque", ku 14 femrat më të fuqishme të showbizi-t shijuan një menu të jashtëzakonshme degustimi prej 11 pjatash.

E veçanta e gatimeve të Julit është që pjatat e tij hahen vërtet dhe pavarësisht kompozimeve, shija e përgjithshme është shumë e pranueshme edhe për klientin më skeptik ndaj gatimeve "fusion". Në menunë e krijuar nga chef-i mund të gjesh karkalec Senergali të marinuar në lëkurë lime dhe vanilje Madagaskari; Fileto viçi me salcë vere dhe terine patate; Tartar viçi me tartuf të freskët dhe qepë të karamelizuara; Oktapod të gatuar sous vide, me caviar ikura dhe asparag; Ravioli të mbushura me mish sorkadhe dhe shkumë parmezane; Foie Grass me kek karrote, salce Porto Grahams dhe fiq të karamelizuar; Salmon balik me vezë shkurte dhe salcë ngjale me vezë peshku; Burginion me perime të vogla dhe rozmarinë; Mëllenja të mbushura me gështenja dhe pure arrë kokosi me rrënjë selinoje; Kek macha me akullore tonka; Macaroons me shije të ndryshme; Ëmbelsirë avocado me salcë mocha; Krem çaji jeshil me biskota të freskëta; Terinë çokollate me salcë mango, etj.

Ne njerëzit e thjeshtë shpesh imagjinojmë që pjata me emra të tillë dhe pamje shumë “fancy” janë thjesht të bukura, ngopin vetëm syrin dhe janë një luks i paarritshëm për ne, por këto gatime janë “më e mira e të dyja botëve”, shumë të shijshme dhe ngopëse, pa hequr dorë nga klasi i lartë dhe e bukura.

Deri atë ditë kisha menduar se të martohesh me një chef kuzhine do të ishte si të fitoje llotarinë, por fillova të mos ia kisha zilinë aspak bashkëshortes së tij, teksa me një ndjenjë inferioriteti, kthehesha në shtëpi për të gatuar turlinë time për darkë. Mirëpo, siç thotë shprehja e famshme “Nëse nuk mund t'i mundësh konkurrentët, bashkoju atyre”. Edhe mua nuk më ngelej veçse të bëhesha kliente e rregullt në Millenium Gourmet, e vetmja mënyrë për ta shijuar elegancën dhe kreativitetin në gatim të Julian Zguros.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.