Promo

Pse e japim pa menduar numrin e kartës së identitetit, por kompleksohemi të themi sa para kemi për të shlyer?

Pse e japim pa menduar numrin e kartës së identitetit, por
Photostock

Ka një kontrast të çuditshëm në përditshmërinë tonë: numrin e kartës së identitetit e japim pa u menduar gjatë në formularë online, në sportele shtetërore apo edhe në WhatsApp. Por kur na pyesin për situatën financiare sa kemi për të shlyer, çfarë kredie kemi rrallë jemi të hapur. Hezitojmë, shmangemi, ndërrojmë temë.

Ky nuk është thjesht një detaj psikologjik. Është tregues i mungesës së ndërgjegjësimit mbi rrezikun real të shpërndarjes së të dhënave personale në një botë që po bëhet gjithnjë e më digjitale  dhe më e rrezikshme për t’u mbrojtur.

Kur të dhënat personale bëhen “monedhë” mashtrimi

Vjedhja e identitetit është kthyer në një nga format më të sofistikuara dhe më të përhapura të mashtrimit sot. Numri i kartës së identitetit është shumë më tepër se një kombinim shifrash është porta hyrëse drejt profilit tënd ligjor, financiar dhe digjital.

Gjatë vitit 2024, janë raportuar mbi 1,200 raste të krimit kibernetik në Shqipëri. Dëmi? Mbi 6 milionë euro nga mashtrime që shpesh nisin me një e-mail apo një SMS që kërkon të dhëna personale. Jo gjithmonë nga individë të izoluar: gjithnjë e më shpesh, këto vepra kryhen nga grupe të strukturuara kriminale.

Mbrojtja digjitale si e drejtë dhe domosdoshmëri

Në këtë kontekst, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka hedhur për konsultim publik një projektligj të ri për identifikimin elektronik dhe portofolin digjital të identitetit. Ky nuk është thjesht një hap teknik është një përpjekje për të vendosur një bazë të re sigurie për qytetarët.

Projektligji synon të ofrojë:

· Autentifikim të shumëfishtë për shërbime publike e private

· Portofol digjital për menaxhimin e të dhënave personale

· Nënshkrim elektronik të mbrojtur ligjërisht

· Standardizim të mënyrës si institucionet kërkojnë dhe përdorin të dhënat tona

Qëllimi është i qartë: më shumë kontroll nga qytetari, më pak hapësirë për mashtruesit.

Europa, një hap përpara, por e arritshme

Vendet si Estonia, Gjermania apo Franca e kanë ndërtuar këtë infrastrukturë prej vitesh. Në Estoni, për shembull, identiteti digjital përdoret për gjithçka, por çdo akses kërkon pëlqimin e qytetarit. Në Gjermani, çdo shkelje e privatësisë trajtohet si krim shtetëror. Rregullat janë të forta dhe zbatohen.

Vetëdija është mburoja më e fortë

Propozimi i AKSK vjen në një moment vendimtar. Përdorimi i shërbimeve digjitale po rritet, por ndërgjegjësimi është ende në fillim. Më shumë se teknologji, ne kemi nevojë për kulturë sigurie  që nis nga mënyra si i trajtojmë të dhënat tona, dhe si kuptojmë vlerën e tyre.

Nëse dje e jepnim pa hezitim numrin e ID-së për një formular të dyshimtë, nesër mund të kemi kontroll të plotë mbi të. Por vetëm nëse ndërgjegjësohemi sot  dhe nëse ligjet e reja zbatohen me seriozitet.

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë