Më 22 shkurt Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i drejtoi një kërkesë Presidentit të republikës për të falur Nazime Vishën.
Ditën e së premtes Presidenti ka vendosur të falë Nazimen pasi ajo kishte kryer një të tretën e dënimit. “Vlerësova pendimin pasi mora parasysh rrethana të tjera” tha ai midis të tjerave. Në dekretin e lëshuar ai e konsideroi faljen si një “një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, dhe jepet në rastet kur nuk ekzistojnë kriteret ndaluese, e kur dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues.” Ai e ka bërë publik lajmin në faqen zyrtare të Presidencës bazuar në nenin 92 dhe 93.
Nazime Visha ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen me paramendim të Fiqiri Muçës më 8 maj 2013. Ajo kishte kryer 3 vite nga periudha e dënimit.