Një aktiviste është vrarë gjatë një proteste në Egjipt, në 4-vjetorin e Pranverës Arabe që përkujtonte ngritjen kundër udhëheqësit Hosni Mubarak.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetit tha se Shaima al-Sabbagh humbi jetën nga të shtënat e policisë që po përpiqej të shpërndante protestuesit.
34-vjeçarja Al-Sabbagh, nënë e një djali 5-vjeçar u qëllua ndërkohë që marshonte në mënyrë paqësore drejt sheshit Tahrir, për të vendosur një kurorë trëndafilash.
Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur hetimin për ngjarjen dhe sugjeron se për këtë duhen fajësuar të infiltruarit islamikë.
Ndërkohë janë paralajmëruar protestë të tjera për ditën e nesërme.
Burimi: Daily Mail