News

Policia e Shtetit reagon në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit

Policia e Shtetit reagon në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit
Foto ilustruese

Vrasja e 25-vjeçarit Klodjan Rasha pas qëllimit me armë prej efektivit të policisë, ka shkaktuar revoltë, panik dhe pasiguri tek njerëzit ndaj autoriteteve. Për herë të parë, Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, duke i siguruar qytetarëve se e gjithë ngjarja do të zbardhet në detaje.

"Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal."- shkruhet ndër të tjera në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare.

Klodjan Rasha u qëllua me armë zjarri mesantën e të shtunës, nga efektivi i policisë, pasi nuk ju bind urdhrit të tij për të ndaluar, me pretendimin se kishte shkelur orën policore.

Vdekja tragjike e 25-vjeçari ka ngjallur pakënaqësi tek qytetarët të cilët kanë nisur protestat që dje dhe pritet t'i vijojnë pasditen e sotme përballë Ministrisë së Brendshme.

 

REELS

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

State police are reacting to the murder of the 25-year-old

Policia e Shtetit reagon në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit
Illustrative photo

The murder of 25-year-old Klodjan Rasha after being shot by a police officer has caused revolt, panic and insecurity among the people towards the authorities. For the first time, the State Police has reacted regarding the serious event, assuring the citizens that the whole event will be covered in detail.

"On behalf of the employees of the State Police, affected by the serious event that occurred the day before in Tirana, which ended with the tragic murder of young Klodjan Rasha, we express our sincere condolences to family, friends, relatives and citizens injured by this act.

After the event, in addition to the investigations launched by independent bodies, to fully clarify the circumstances of the event, the responsible structures in the State Police are intensively analyzing all the causes, actions, omissions or other factors that led to the fatal incident. . "- is written, among other things, in the statement published on the official website.

Klodjan Rasha was shot at midnight on Saturday, by the police, as he did not obey his order to stop, claiming that he had violated the curfew.

The tragic death of the 25-year-old has aroused dissatisfaction among the citizens who started the protests yesterday and are expected to continue this afternoon in front of the Ministry of Interior.