Kur mendon Ronela Hajatin, me energjinë dhe ekstravagancën që e karakterizon, vështirë të besosh se këngëtarja është ulur dhe ngadalë- ngadalë ka qepur gjithë dashuri pajën e nusërisë.
E ftuar ditën e sotme në “E Diell”, Hajati rrëfeu se bën punë shtëpie dhe gatuan shumë mirë, ndonëse e urren larjen e enëve. Në bisedë e sipër, Ronela tregoi se jo vetëm që është në dijeni të pajës së nuses, një traditë kjo shumëvjeçare për popullin tonë, por madje edhe ka ndihmuar në realizimin e saj.
“Pajën e kam gati nga mami. Kam një pajë gjigante. Kam mësuar të qep dhe qëndis, pasi më ka mësuar mami. Paja ime përfshin perde, jastëkë, kuverta kolltuqesh dhe mbulesa tavolinash. Janë të gjitha të punuara me dorë nga gjyshja dhe mami.”
Përsa i përket martesës, Ronela shtoi se nuk ka ende asnjë plan, “atë e di vetëm Zoti” dhe se kur të ndodhë, dëshiron të jetojë në shtëpi më vete, pasi çifti ka nevojë për privatësi.