News

Përurohet në Tiranë Memoriali i Holokaustit

Përurohet në Tiranë Memoriali i Holokaustit

Në Parkun e Liqenit u përurua sot (9 korrik) Memoriali i Holokaustit.

“Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ambasadoren e SHBA-sëYuri Kim dhe ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler, vendosim sot në Parkun e Liqenit një monument kujtese për të gjithë të shpëtuarit, por edhe për shpëtimtarët, dhe shqiptarët e mirë zemërmëdhenj, që mbrojtën jetë, duke shpëtuar botën e tërë.” – u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përurohet në Tiranë Memoriali i Holokaustit

Gjatë fjalës së tij, ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler, u shpreh se “sot manifesojmë mirënjohjen e hebrenjve për veprën kurajoze të popullit shqiptar gjatë Holokaustit”. “Një akt i shkëlqyer nga një vend i vogël që shëmbëllen vlerat e njerëzimit, sakrificën dhe dashurinë,” tha ai.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, theksoi se “pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit, shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt”, ndërsa kryeministri Rama shtoi se “i vjen mirë që ky memorial është pjesë e një hapësire publike”.

Përurohet në Tiranë Memoriali i Holokaustit

Përurohet në Tiranë Memoriali i Holokaustit

Holokaust i referohet gjenocidit të kryer nga Adolf Hitleri kundrejt hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës, rreth 2,000 hebrenj kërkuan strehim në Shqipëri dhe shumica e tyre u trajtuan mirë nga vendasit duke i strehuar nëpër fshatrat malorë.

Në vitin 2019, u mbaj edhe një konferencë me titull “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrejve në Shqipëri gjatë Holokaustit“ në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, tha se shqiptarët i dërguan botës një mesazh ndriçues dhe të fuqishëm përmes historisë së mikpritjes, sakrificës dhe harmonisë fetare, një mesazh që nevojitet shumë në botën e sotme".

“Jam krenare sot që nderoj trashëgiminë e popullit shqiptar dhe që jam pjesë e një kombi, i cili qëndroi në anën e drejtë të historisë, në kohën e duhur dhe mori vendimin e drejtë,” tha ajo.

Presidenti i Kongresit Botëror Hebraik, Ronald Lauder, filantrop i njohur dhe trashëgimtar i Estée Lauder Companies, tha se Shqipëria “qëndron veç vendeve të tjera si një ndër përjashtimet e pakta në Evropë që shfaqi një fisnikëri të tillë”.

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

The Holocaust Memorial is inaugurated in Tirana

Përurohet në Tiranë Memoriali i Holokaustit

The Holocaust Memorial was inaugurated today (July 9) in Lake Park.

"Together with Prime Minister Edi Rama, US Ambassador Yuri Kim and Israeli Ambassador Noah Gal Gendler, we place today in the Lake Park a memorial to all the survivors, but also to the rescuers, and the good-hearted Albanians, who they saved lives, saving the whole world. ” - said the Mayor of Tirana, Erion Veliaj.

Përurohet në Tiranë Memoriali i Holokaustit

During his speech , the Ambassador of Israel, Noah Gal Gendler, said that "today we manifest the gratitude of the Jews for the courageous work of the Albanian people during the Holocaust." "A great act from a small country that resembles the values ​​of humanity, sacrifice and love," he said.

US Ambassador Yuri Kim stressed that "after Hitler came to power, Albanians saved hundreds of Jews from certain death", while Prime Minister Rama added that "he is glad that this memorial is part of a public space".

Përurohet në Tiranë Memoriali i Holokaustit

Përurohet në Tiranë Memoriali i Holokaustit

The Holocaust refers to the genocide perpetrated by Adolf Hitler against Jews during World War II. During the war, about 2,000 Jews sought refuge in Albania, and most were treated well by locals by sheltering them in mountain villages.

In 2019, a conference was held entitled "An Issue of Humanity: The Salvation of the Jews in Albania during the Holocaust" at the United Nations headquarters in New York. Albania's Ambassador to the UN, Besiana Kadare , said that Albanians sent a bright and powerful message to the world through the history of hospitality, sacrifice and religious harmony, a message that is very much needed in today's world.

"I am proud today to honor the legacy of the Albanian people and to be part of a nation that stood on the right side of history, at the right time and made the right decision," she said.

The president of the World Jewish Congress, Ronald Lauder, a well-known philanthropist and heir to the Estée Lauder Companies, said Albania "stands out among other countries as one of the few exceptions in Europe to show such nobility".