Promo

Personazhet që takon në çdo beach bar

Le të jemi të sinqertë: nuk ka rëndësi nëse je në Dhërmi, Ksamil, Velipojë apo diku jashtë Shqipërisë. Çdo beach bar ka të njëjtët personazhe. Mund të ndryshojë peizazhi, por jo tipologjitë e çdo grupi.

1. Fotografja profesionale (pa qenë fotografe)

Ka ardhur për plazh, por deri tani ka bërë 247 foto. Di këndin e duhur, dritën e duhur dhe nuk ha asnjë gjë para se ta fotografojë. Nuk mërzitet duke të të bërë foto, por mos guxo t'i thuash që nuk të pëlqen s'i të ka fotografuar! 

 2. Minimalisti misterioz

Një këmishë lino, syze dielli, telefon, IQOS (nëse je përdorues) dhe një qetësi e dyshimtë. Nuk flet shumë, por duket sikur ka ardhur direkt nga një editorial mode. Askush nuk e di çfarë pune bën, motoja e tij është "privatësia është luks" dhe mendon që duket super cool nëse hedh vetëm një story krejt të dyshimtë nga pushimet 1-javore. Le ta pranojmë, dëgjon muzikë të mirë, njohës i kinemasë dhe vdes të krijojë përshtypjen që është nonchalant...

 3. Personi që është në pushime prej vitit 2019

Nuk nxiton askund. Nuk di çfarë dite është. Nuk di as orën. Ka arritur nivelin e relaksit që të tjerët e kërkojnë në YouTube me "guided meditation". Është ai tipi që e sheh në një të mërkurë krejt të zakonshme pune, në mes të Vietnamit.

 4. DJ i paemëruar i tavolinës

Kontrollon muzikën, kritikon muzikën dhe propozon muzikë. Edhe kur nuk ka lidhje me muzikën. Beson se vetëm bindjet e tij vlejnë dhe asgjë tjetër.

 5. Ajo që krijon "content" 

Ajo nuk është me pushime. Ajo është në punë. Çdo perëndim, koktej, peshqir apo valë ka potencial për një story artistik. Eshtë ajo që të tjerët e shohin dhe duan ta pyesin nëse u lodh apo ka uri.

 6. Ai që është djegur nga dielli

Nuk ka vënë krem. Sërish nuk do të vërë krem. Ka teorinë e tij që dielli i bën mirë dhe nëse e djeg. Eshtë po i njëjti njeri që kur të shkojë pasdite në dhomë do vëmendjen e të gjithëve sepse do ANKOHET.

7. Pijedashësi

E fillon me birrën e parë sapo zbardh dhe e mbyllura nuk dihet! Falë Zotit është njeriu më argëtues në grup sepse e ka pijen me humor fantastik, por të nesërmen në mëngjes, nuk i flitet. Eshtë njeriu më i ngrysur që s'mban mend asgjë, deri aty nga mesdita kur historia e birrës nis nga fillimi.

P.S. Nëse po lexon këtë dhe ke identifikuar miqtë e tu te secili personazh...po, ky ishte qëllimi.

-Artikull promocional

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.