Të mësuar me smogun, harrojmë shpesh se tymi i makinave përfaqëson një risk të madh për shëndetin tonë dhe për mjedisin.
Kompania e ujit të njohur për cilësinë e lartë, Tepelene, vendosi të mos qëndrojë duarkryq por të bëjë pjesën e saj duke kthyer një pjesë të madhe të automjeteve të veta nga me gas, në elektrike, një lëvizje kuptimplotë jo vetëm për industrinë që përfaqëson Tepelene, por edhe për të gjithë qytetarët.
Ndotja e ajrit është një çështje tejet e rëndësishme për mjedisin shqiptar. Përdorimi i makinave që djegin gaz është një shqetësim në rritje për qeverinë dhe organizatat ambientaliste.
Automjetet elektrike (shkurt EV) janë mundësia e njerëzimit për të mbajtur pastër ambientin në të cilin marrim frymë, dhe ku do të marrin frymë pasardhësit tanë. Në përgjithësi, EV emetojnë më pak ndotës, qofshin ndotës ajri ashtu edhe ndotës akustikë.
Ajri i një cilësie më të mirë, sikundër një ujë me cilësi më të lartë, favorizon krijimin e kushteve për shëndet më të mirë.
Kësisoj uji- burim i cilësive më të mira, Tepelene, vendosi të bëhet e para kompani uji shqiptar e cila ndërmerr një hap të tillë, që jo vetëm kontribuon duke mos emetuar ndotës, por edhe mbart një mesazh të rëndësishëm për t’u përcjellë prej kompanive të këtij prestigji, të cilat mund të na influencojnë të jemi të ndërgjegjshëm për mjedisin po aq sa për ujin që pimë.
Angazhimi i Tepelene në kauzën për mbrojtjen e mjedisit nuk përfundon këtu; kompania sapo ka nisur një rrugëtim i cili e çon atë drejt një të ardhmeje 100% të qëndrueshme, qoftë në procesin e prodhimit ashtu edhe në produktin final.
Në fakt, Uji i Ftohtë Tepelene është duke punuar për të vendosur panele diellore, ose ndryshe panele fotovoltaike, të cilat gjithashtu janë një zgjedhje më e mirë për ambientin, duke qenë se shfrytëzojnë një burim të pashtershëm të energjisë siç është dielli.
Për produktin e vet të njohur për cilësinë e lartë, ujin Tepelene, kompania ka plane akoma më të mëdha; po përgatitet të hedhë në treg një shishe rPET 100% të riciklueshme. Ky është niveli më i lartë i angazhimit në çështjet e mjedisit që mund të ketë një kompani, e cila është bërë e njohur pikërisht sepse kërkon më të mirën kur vjen fjala tek prodhimi dhe tani, me po të njëjtin përkushtim po punon edhe për ambientin.