Pas hyrjesh dhe daljesh nga “Shiko kush luan”, Fifi shuajti kureshtjen e atyre që donin të dinin në do ta shohin kantautoren në sezonin e tretë të emisionit të Luana Vjollcës. “Shiko kush luan” nis nesër mbrëma dhe Fifin s’do ta gjeni në skenë.
“Ej nanusha, pas gjithë kërkesave që më keni bërë, këtë sezon nuk do të jem pjesë e ‘Shiko kush luan.’ Arsyeja është Luana Vjollca. Faleminderit,” shkruan Fifi në një foto të postuar në Instagram, marrë nga sezoni i kaluar i emisionit.
Në pamje të parë, deklarata ngjan e ftohtë, madje sikur po i tregon vendin Luanës, por shenja të tjera thonë të kundërtën. Nëse do të bëhej vërtet fjalë për një zënkë mes tyre, të paktën nuk do ta ndiqnin më njëra-tjetrën në Instagram. Për më tepër, Fifi ishte e pranishme në ditëlindjen gjigante të Luanës në jug dhe më parë, kanë lënë të kuptohet se do të bëjnë një këngë bashkë.
Fare mirë mund të jetë punë kontratash, që edhe vjet u interpretua si sherr mes Fifit dhe Luanës.
Nga ana tjetër, sipas IconStyle, Fifi do të mungojë në skenë puntatën e parë sepse do të jetë e ftuara e Luanës dhe do të performojë si zakonisht puntatat e tjera.