Penélope Cruz ka folur rrallë për martesën e saj me Javier Bardem, duke pranuar se edhe pas 16 vitesh së bashku vazhdon të zbulojë gjëra të reja për partnerin.
Aktorja, e cila po promovon filmin e saj më të ri, tha se marrëdhëniet janë një proces i vazhdueshëm njohjeje.
"Më duket sikur ende po mësoj. Jam me një njeri që e njoh prej 33 vitesh," u shpreh ajo.

Sipas Cruz, ashtu si askush nuk arrin ta njohë plotësisht veten, e njëjta gjë vlen edhe për partnerin. Për këtë arsye, ajo beson se një marrëdhënie vazhdon të evoluojë me kalimin e kohës.
Penélope Cruz dhe Javier Bardem u njohën në vitin 1992 gjatë xhirimeve të filmit "Jamón Jamón", por lidhja romantike nisi vite më vonë. Ata u martuan në vitin 2010 dhe janë prindër të dy fëmijëve, të lindur në vitet 2011 dhe 2013.

Në një intervistë tjetër, Cruz foli edhe për mënyrën se si ajo dhe Bardem po rrisin dy adoleshentët e tyre. Ajo tregoi se dëshiron të krijojë një marrëdhënie ku fëmijët të ndihen të sigurt për të folur hapur për çdo gjë, pa frikën se do të gjykohen.
"Prindërit e mi u bënë prindër në moshë të re dhe unë gjithmonë kam mundur të flas me ta për gjithçka. Të njëjtën gjë dua edhe me fëmijët e mi. Dua që ata të ndihen të lirë të bëjnë pyetje dhe të ndajnë gjithçka që kanë nevojë. Unë do t'i dëgjoj pa i gjykuar", tha aktorja.
Ajo u ndal edhe te ndikimi i rrjeteve sociale në jetën e të rinjve, duke pranuar se sot prindërit duhet të bëjnë shumë më tepër për të krijuar një atmosferë të shëndetshme në familje.

"Është shumë e vështirë të jesh adoleshent sot. Ajo që u serviret të rinjve dhe mënyra si manipulohen mund të ngatërrojë edhe të rriturit. Për fëmijët dhe adoleshentët, kjo është një armë shumë e rrezikshme," u shpreh Cruz.
Aktorja shtoi se edhe ajo vetë e ka përjetuar me vështirësi pubertetin dhe beson se do ta kishte pasur shumë më të vështirë nëse në atë periudhë do të kishte pasur akses në rrjetet sociale.
-
-
Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë
3 Maj, 21:24 -
-
-




